Tash e shtatë vite nuk kanë guxim ta lënë të vetmuar.

Arsimi e Buqja kujdesën për nënën e tyre e cila vuan nga alzheimeri dhe përballën me vështirësitë e kësaj sëmundje çdo ditë.

Gruaja që u sulmua në Pejë, sipas familjarëve të saj, ka po këtë sëmundje.

E Buqe Bylykbashi, pos që kujdeset për nënë e saj edhe vet ushtron profesionin e infermieres dhe për të kjo ngjarje ka qenë vështirë ta besoj.

Buqe Bylykbashi ka thënë se “Jam prek shumë, jam tmerru shumë, se kisha mendu që një infermiere mundet me bo një gjë të tillë”.

E bija, Buqe Bylykbashi

“Nuk është e lehtë, është e vështirë, don shumë durim, don shumë kujdes, nëna është me këtë sëmundje që shtatë vite dhe ne nuk guxojmë me lanë asnjëherë vet sepse ajo nuk e din çka han, çka pin, çka prek”, ka shtuar Buqe Bylykbashi.

Sëmundja e alzheimerit manifestohet me harresë dhe kjo gjë për familjarët e të sëmurëve është mjaft e vështirë.

Arsim Bylykbashi ka thënë se “Kjo nuk na njeh, mua shpeshherë me thirrë dajë ose nip ose kusheri ose dicka veç është interesant se emrin tem edhe emrin e Buqës nuk e ka harru se na jemi kujdes gjithmonë për të dhe realisht jeton me neve”.

I biri, Arsim Bylykbashi

Tutje, ai thotë se “kjo don dashni, kujdes por të njejtën edhe e kthen. Qe psh op du me demostru une e përqafoj e ajo ma kthen prap njejtë”.

E ata që janë të prekur me sëmundjen e demencës trajtimin e saj e bëjnë në klinikën e neurologjisë.

Doktori i kësaj klinikë, Blerim Myftiu, tregon karakteristikat e kësaj sëmundje.

Blerim Myftiu, neurolog, ka thënë se  “kjo sëmundje e vyshkë një person qoftë në kuptimin psiqik, qoftë fizik apo intelektual atëhërë kujdesi për ta qoftë nga familja qoftë nga kujdestari është jashtëzonisht e vështirë e krahasueshme me cfardo sëmundje tjetër”.

Rasti i sulmit fizik ndaj një grua në Pejë në Qendrën për të moshuar “Orenda” tashmë po trajtohet edhe në organet e drejtësisë.