Vëllai i Besar Nimanit në paraburgim – Akuzohet për tentim vrasje
Berat Nimani, vëllai i boksierit të ndjerë kosovar Besar Nimani, është vendosur në paraburgim pas paraqitjes së tij para Gjykatës Rajonale të Bielefeldit këtë të premte. Sipas mediave gjermane, ai u dorëzua të enjten mbrëma në polici, i shoqëruar nga avokati i tij. Pas daljes para gjykatësit, është marrë vendimi për caktimin e masës së […]
Berat Nimani, vëllai i boksierit të ndjerë kosovar Besar Nimani, është vendosur në paraburgim pas paraqitjes së tij para Gjykatës Rajonale të Bielefeldit këtë të premte.
Sipas mediave gjermane, ai u dorëzua të enjten mbrëma në polici, i shoqëruar nga avokati i tij. Pas daljes para gjykatësit, është marrë vendimi për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.
Berati po hetohet për katër akuza për vrasje të mbetur në tentativë në lidhje me lëndime të rënda trupore.
Ngjarja ndodhi të mërkurën, rreth orës 13:40, pranë Gjykatës Rajonale të Bielefeldit, ku katër persona u qëlluan me armë zjarri.
Viktimat – dy 25-vjeçarë, një 23-vjeçar dhe një 63-vjeçar – u plagosën, disa prej tyre rëndë.
Të plagosurit janë familjarë të Huseyin Akkurt (38 vjeç), i cili në korrik u arrestua në Bruksel për vrasjen e boksierit kosovar Besar Nimani.
Autoritetet gjermane po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rastin.
Dy të dyshuar janë liruar
Dy të dyshuar u arrestuan përkohësisht të mërkurën, por tani janë sërish të lirë. Dyshimi nuk është vërtetuar, tha policia të enjten në mëngjes.
Ndërkohë, Gjykata Rajonale e Bielefeldit ka anuluar seancën e caktuar për të premten në gjykimin e vrasjes në vazhdim.















