Vëllai i Leutrimit lajmërohet në “Debat Plus”, e falënderon Gold Agun për këngën e tij

Bahri Ahmeti, vëllai i 7-vjeçarit, Leutrim Ahmeti, i cili u vra nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë, e ka falënderuar Arian Agushin për këngën kushtuar vëllait të tij.

Ahmeti, në “Debat Plus”, tha se Agushi para disa vjetësh kishte shkuar te shtëpia e tij dhe e kishte takuar nënën e Leutrimit 7-vjeçar.

“E falënderoj Arianin për interesimin e tij, Ariani e ka pa në mjetet e internetit intervistën me Nusret Pllanës. Ai ka thirrë dhe ka thënë dua ta kontaktoj nënën e Leutrimit. Ka ardhë në shtëpinë time, është taku. Me vullnetin dhe dëshirën e ka shprehë dëshirën, vonë e kam kuptu që është duke punu me një këngë. As edhe me një cent nuk ia kam dhënë atij. Fjalët në këngë janë të vërteta, unë kam  rrëfyer për ngjarjen, sepse ka qenë në shtëpinë tonë, e ka ditë”, tha ai.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika