“Vëllai im më shpëtoi jetën mua, por humbi të tijën”, rrëfim nga një ushtar i Ukrainës

Maksym kishte luftuar për 200 orë pa pushim, kur u vra nga një snajper rus në qytetin Bakhmut.

“Për tetë ditë nuk ka ngrënë, as nuk ka fjetur”, ka treguar nëna e tij Lilia. “ai nuk mundi të mbyllte as sytë për pesë minuta, sepse snajperi mund të qëllonte”.

Ka një arsye pse ajo tani e quan Bakhmut-in “ferr”. Është qyteti që i mori jetën një djali dhe ia la të plagosur rëndë fëmijën tjetër të vetëm, por në këtë tragjedi ka një ngushëllim të vogël për të, pasi njëri nga djemtë vdiq duke i shpëtuar jetën tjetrit[vëllait].

Maksym dhe Ivan dolën vullnetarë për të luftuar, kur Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar. Në atë kohë Maksym ishte 22 vjeç dhe Ivan vetëm 18.

Ivan, vëllai më i vogël që ende mban plagët, thotë se ata ishin të pandashëm,“ai ishte gjithmonë me mua dhe unë me të. Për mua ai ishte njeriu më i dashur”.

Ivan më tregon video dhe foto të tyre së bashku – në një llogore, në një automjet ushtarak, duke u përpjekur të pushojë.

Me kalimin e kohës, ju shihni se dy të rinj të buzëqeshur e të pashëm ndryshojnë, duke u shfaqur gradualisht më të lodhur ndërsa lufta ua heq pafajësinë.

Momentet e tyre të fundit së bashku i kaluan të përfshirë në luftime brutale shtëpi më shtëpi në Bakhmut. “Ishte e pamundur të flinim atje. Ne po sulmoheshim 24/7,” , ka treguar Ivan.

Njësia e vëllezërve u bllokua në një dhomë pa dritare të një ndërtese. Atyre iu desh të godisnin muret për të vendosur pozicione zjarri. Në atë moment ata morën një urdhër për t’u tërhequr.

Ivan kujton momentin para se të plagosej, “më kujtohet se po ngarkoja përsëri; dola nga pas një muri dhe pati një blic. Isha i paralizuar dhe rashë”.

Më tej, ai ka thënë se më pas ndjeu ngrohtësinë e gjakut që i rridhte nga lëndimet në fytyrën e tij. Ai nuk mendonte se do të mbijetonte. “Mendova se kisha mbaruar do të rrjedhë gjak dhe kaq do të jetë”.

Por Maksym i doli me vrap për ta shpëtuar dhe e tërhoqi zvarrë brenda një ndërtese për t’u mbuluar.

“Më ringjalli, më nxori dhëmbët e thyer dhe filloi të më jepte ndihmën e parë”, ka rrëfyer Ivan. Kjo përfshinte shpimin e një vrime në fytin e Ivanit për ta parandaluar atë të mbytej.

Ivan ndan një video të vëllait të tij duke fshirë gjakun me butësi menjëherë pas shpërthimit. Një tjetër klip i shpërndarë gjerësisht tregon Ivanin duke luftuar për të ecur me një plagë të hapur në fytyrë, por ende shtrëngon flamurin e tij ukrainas, një simbol i trimërisë dhe rezistencës në betejën për Bakhmutin.

Ivan nuk ka asnjë dyshim se ai do të kishte vdekur, nëse nuk do të ishin për veprimet e Maksym. “Vëllai nuk më la të vdisja, por më shpëtoi”.

Maksym thirri urgjentisht radion për ndihmë. Por mjekët e parë që u përpoqën ta arrinin atë u vranë të gjithë në automjetin e tyre, kur u godit nga një raketë ruse antitank. U deshën edhe nëntë orë të tjera para se Ivan të mund të shpëtohej.

Dhe më pas erdhi akti i jashtëzakonshëm i vetëmohimit të Maksym. Në vend që të udhëtonte me vëllanë e tij drejt sigurisë, ai doli vullnetar të qëndronte në Bakhmut, për të udhëhequr njësinë e tyre.

Ende duke luftuar atje një javë më vonë, Maksym u vra nga një snajper rus.

Në Ukrainë funeralet e ushtarëve tani janë po aq konstante sa zhurma e artilerisë në vijën e frontit. Por ata nuk janë të gjithë si Maksym. Krahas familjes së tij të pikëlluar, i gjithë qyteti i Tomakivka kishte dalë për të nderuar.

Ata u gjunjëzuan ndërsa procesioni i varrimit mori rrugën për në varreza – disa lule të shtrënguara ose flamurin e Ukrainës. Lutjet dhe muzika e zymtë e shoqëruar me lot dhe të qara.

Vitin e kaluar, prindërit e Maksym dhe Ivan kishin jetuar betejat e djemve të tyre si zëvendës. Edhe Lilia dhe Serhii po kalonin net pa gjumë – duke pritur me padurim të dëgjonin nga djemtë e tyre. Ata shpesh merrnin një mesazh të shkurtër për t’i qetësuar. Ndërsa, nëna e tyre Lilia ka treguar se çfarë mesazhe merrni “Jemi mirë, mami”.

Por më pas erdhi lajmi që ata kishin frikë.

Lilia qan mbi arkivolin e Maksymit para se të ulet përfundimisht në tokë i shoqëruar nga një breshëri armësh. “Ende nuk e besojmë. Më është grisur shpirti”, ka thënë nëna e tij Lilia pas varrimit, teksa thotë që arsyeja e saj e vetme për të vazhduar jetën është për djalin e saj të vogël.

Ajo më thotë se Maksym kishte mundësinë të largohej me Ivanin, por ai nuk do të braktiste shokët e tyre më të rinj, më pak me përvojë.

“Ai është një hero. Ai është një engjëll. Ai është me diell. Ai nuk do ta linte kurrë vëllanë e tij edhe pse e dinte se do të vdiste vetë”.

Ukraina nuk do të thotë se sa jetë janë humbur në këtë luftë. Por shikoni përreth varrezave dhe së shpejti do të kuptoni se i gjithë vendi po paguan një çmim jashtëzakonisht të rëndë.

Në këtë varrezë të vogël, në këtë qytet të vogël, ka varre dhe varre të sapogërmuara të rrethuara me lule. Maksym ishte një nga tre funeralet e ushtarëve që prifti vendas po bënte atë javë.

Për Romanin, i cili dikur ishte vetë ushtar përpara se të merrte urdhra të shenjtë, ishte më e vështirë se shumica. Ai është një mik i familjes dhe u lut me prindërit e Maksym dhe Ivan për kthimin e sigurt të djemve të tyre, të cilët ai i njihte.

“Shpesh duhet të varrosësh ushtarë,” ka thënë  Roman teksa ka shtuar “por jo miqtë tuaj.”

Në funeral, Ivan është ende duke kapur flamurin ukrainas, të cilin e mbante kur u plagos – nënshkruar nga shokët e tij, përfshirë vëllanë e tij. Gjaku nga plagët e tij duke njollosur pëlhurën blu dhe të verdhë.

E pyes nëse tani i vjen keq për vendimin e tij për t’u bashkuar me ushtrinë. Ai përgjigjet: “E kuptuam që mund të mos ktheheshim, por është nder të luftosh për Ukrainën, prandaj nuk pendohem në asnjë mënyrë”, teksa ka shtuar se “Vëllai im dha jetën për lirinë tonë, për fat të keq liria vjen me gjak”, raporton BBC, përcjell Dukagjini.

Shija e redaktorit

Atiq nis procedurat për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në...

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, i ka nisur procedurat për anëtarësimin në Asociaiconin e Komunave të Kosovës (AKK). Atiq ka kërkuar...

Apeli në Hagë rrit dënimet për dy bashkëpunëtorë të Millosheviqit

Gjyqtarët e apelit të OKB-së rritën ndjeshëm dënimet e dy bashkëpunëtorëve të ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, duke i konsideruar ata përgjegjës për përfshirje...

Raportimi nga veriu, gazetarët tregojnë eksperiencat e tyre në “Radar”

Raportimi nga e premtja në komunat në veri të vendit ishte një tjetër sfidë për gazetarët në Kosovës. Në mesin e provokimeve, të sharave,...

Të fundit nga rubrika