Vëllau i Gani Gecit, Fadili: Kush e ka shkruar “Komunikatën 59”, nuk është as shqiptar as UÇK

"Ai njeri që ka shkruar për një shqiptar të vetë, llojin e 'Komunikatës 59', nuk është as shqiptar as nuk është UÇK, tana kemi me i pa kur të vjen fundi i këtij gjykimi"

Ish-deputeti i LDK-së, Fadil Hoxha

Lidhur me ‘Komunikatën 59’ e cila është përmendur sot në seancën e parë në procesin gjyqësor kundër ish-liderëve të UÇK-së, në ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini ka folur edhe ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fadil Geci, i vëllau i Gani Gecit, i cili është subjekt i kësaj komunikate.

Geci, ka thënë se kush e ka shkruar “Komunikatën 59”, nuk është as shqiptar e as UÇK.

Geci duke u thirr edhe në deklaratat e Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqit ka aluduar se këtë komunikatë e ka shkruar Hashim Thaçi.

Ai i referohet një deklarimi të Selimit, se ai kishte deklaruar se atë komunikatë e ka shkruar Hashim Thaçi, andaj Fadil Geci ka deklaruar se tani edhe Selimi edhe Thaçi tani janë në gjykatë dhe duhet të dal e vërteta lidhur me “Komunikatën 59”.

“Ai njeri që ka shkruar për një shqiptar të vetë, llojin e KM 59, nuk është as shqiptar as nuk është UÇK, tana kemi me i pa kur të vjen fundi i këtij gjykimi. Unë si udhëheqës i Drenicës që kam qenë një kohë nuk kam marrë shumë tragjike, se i thojshin edhe Ibrahim Rugovës tradhtar dhe Fehmi Aganit”, ka thënë Geci.

“Komunikatat i ka shkruar drejtoria politike e LPK-së, e jo e UÇK-së”, ka thënë Geci.

Geci ka thënë ndër të tjera se familja e tij janë ndër të parët që ia kanë kthyer armën armikut.

“Pushka e parë në 1992 është e Gani Gecit dhe e vëllezërve të tij, është e jona”, ka thënë Geci.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika