Vëllau i Liridona Ademajt kërkon drejtësi: Kriminelët duhet të kalbën në burg

Leonard Ademaj, vëllau i Liridona Ademajt, e cila u vra dhe dyshohet se vrasja e saj u inskenua nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ka kërkuar drejtësi

Duke kërkuar drejtësi për motrën e tij të vrarë Leonard Ademaj ka thënë se kriminelët duhet të kalbën në burg.

Vëllau i Liridona Ademajt – vrasja e së cilës po dyshohet se u inskenua nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli – ka reaguar pas marshit protestues, ku u bë thirrje për drejtësi për gratë e vrara.

Ademaj ka treguar se “nana vazhdimisht po thotë faleminderit prej tyre që po e bëjnë këtë për Donen time”.

“Nuk kemi fjalë të shprehim mirënjohjen tonë për të gjitha organizimet për të nderuar Liridonen dhe për të kërkuar drejtësi për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara. Ditët po na bëhen edhe më të vështira dhe mezi po kalojnë e dhimbja po rritet por organizimet në shumë qytete në Kosovë dhe në Shqipëri po na japin forcë që të mos dorëzohemi”, ka shkruar ai Facebook.

Ademaj ka theksuar se kampanja për drejtësi ka filluar tash

“Kampanja jonë për drejtësi fillon tash, bashkë me juve aktiviste, organizata joqeveritare dhe me mbështetjen e mediave. Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet. Ne besojmë në institucionet e shtetit dhe presim që të ndajnë drejtësi”, ka shtuar Ademaj.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika