Vendet e fundit për regjistrim në UNI – Universum International College, të Fuqizuar nga Arizona State University

UNI – Universum International College, i Fuqizuar nga Arizona State University, ka njoftuar se kanë mbetur vetëm vendet e fundit për regjistrim për vitin akademik 2026/2027.

Të gjithë kandidatët që ende nuk e kanë përfunduar procesin e regjistrimit kanë mundësi të sigurojnë vendin e tyre në programin e përzgjedhur, përderisa kuotat e regjistrimit janë ende të hapura.

UNI ofron programe të akredituara të studimit në fusha të ndryshme, duke u ofruar studentëve një përvojë akademike të orientuar drejt tregut të punës dhe mundësi për zhvillim ndërkombëtar. Kolegji është i Fuqizuar nga Arizona State University (ASU), një nga universitetet më të mëdha publike në Shtetet e Bashkuara.

Në kuadër të mundësive që u ofrohen studentëve, UNI ofron gjithashtu mundësi për mobilitet ndërkombëtar, programe Erasmus+, shkëmbime akademike dhe bashkëpunime me universitete ndërkombëtare.

Nga Kosova drejt Amerikës dhe botës – me një arsim të ndërtuar për të ardhmen.

📌 Apliko tani: UNI – Universum International College
📧 Email: aplikimet@universum-ks.org
📱 Viber & WhatsApp: +383 44 144 062

UNI – Universum International College

Powered by Arizona State University