Vendet që ishin përdorur si burgje nga serbët në Gjilan gjatë luftës

Secili qytetar kosovar që ka përjetuar luftën e fundit në vend kanë rrëfime të cilat ndëelidhen me atë periudhë. Rtv Dukagjini për herë të parë sjellë rrëfimet për objektet private që në 99-tën ishin përdorur si burgje nga ana e ushtarëve serb

Objekti gjendet pothuajse në qendër të qytetit të Gjilanit, në katin e parë janë zyrat e një kompanie për distribum të energjisë, e katet e sipërme janë të banushme.

Por, në vitin 1999 ky objekt kishte krejt tjetër funksion.

Në bodrumin e tij, po mbaheshin dhunshëm gjashtë të burgosur shqiptar, që ishin marrë pengë nga ushtarët serb.

Një gjë të tillë e pohon Selajdin Abdullahu, që thotë se kjo errësirë sa herë kalon na ky objekt i kujton tmerret e luftës e edhe shokun e tij që kishte qenë brenda këtyre grilave.

“Sa herë që vijë ta paguaj energjinë elektrike këtu, më dalin ato skena para syve. Ata njerëz të cilët i kam takuar që kanë vuajtur këtu që kanë qenë në gjendje të mjerueshme, të sakatosur, të lënduar e të torturuar në mënyrën më mizore të mundëshme. Nganjëherë nuk ta merr mendja që njeriu nuk bënë një mizori të tillë një njeriu tjetër” ka thënë ndër të tjera Selajdin Abdullahu – Shoqata e të burgosurve.

Selajdin Abdullahu – Shoqata e të burgosurve

Shoku i Selajdinit është Maksut Veseli.

Tani 84 vjecari është në gjendje të keqe shëndetëosre, por tmerret e përjetuar në këtë burg të improvizuar i ka të freskëta.

Madje, frika ekziston akoma në brendësinë e tij sa herë që i kujtohet kjo kohë.

“Katër ditë na kanë mbajtur në beton, nuk na kanë dhënë as me hangër as me pi. Prej këtij burgu më kanë qu në burgun tjetër”, ka thënë, Maksut Veseli – Ish i burgosur.

Maksut Veseli – Ish i burgosur

Veseli, thotë se pos mabjtjes së dhunshme këtu, serbët i kishin shkaktuar edhe dëme të tjera.

“Qatu mu mi kanë marr do pare, 14 mijë dinarë të Serbisë, 1000 mijë mark edhe 100 franga”, Maksut Veseli – Ish i burgosur

Perpos këtij objekti, serbët kishin zaptuar edhe objekt tjetër për të burgosur shqiptar tjerë.

Është kjo shtëpia e Asllan Bunjakut që sipas tij aty ishin burgosur rreth 300 shqiptar nga prilli i 99 tës.

“Unë me të parin prill të vitit 1999 e kam lëshuar shtëpinë shkaku i bombardimeve. Pastaj serbët e kanë marr dhe e kanë përdorur si burg”, Asllan Bunjaku – Pronar i shtëpisë.

Asllan Bunjaku – Pronar i shtëpisë

Për këto raste pavarësisht që ka dëshmitar nuk është ngrituar asnjë aktakuzë e askush nuk është dënuar.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika