Vendimet e Gjykatës Speciale; ”Në emër të popullit” që nuk i beson

Gjykata Speciale më sa duket vetëm ka humbur besim e saj te populli i Kosovës, për shkak të veprimit “të kundërt” me drejtësinë. Kështu për Dukagjinin, avokati Artan Qerkini ka treguar për shkeljen që ka bërë kjo gjykatë. Ndërsa, analisti dhe njohësi i kësaj çështjeje, Ismail Tasholli, ka theksuar se kjo gjykatë është politike dhe larg qoftë "të jetë e popullit", siç supozohet të jetë

Gjykata Speciale në Hagë, ish-krerët e UÇk-së (ilustrim)

Më 18 janar (nesër) duke filluar nga ora 09:00, do të mbahet konferenca për përgatitjen e gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, kanë njoftuar Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë.

Por, duke pritur atë se çka do të ndodhë në këtë gjykim të ish-krerëve të UÇK-së (nëse palët dakordohen që gjykimi të fillojë më 01 mars 2023), le të kthehemi pak prapa në kohë.

Gjykata Speciale, më 16 dhjetor, mori një vendim që do ta vuloste “mosbesimin dhe urrejtjen ndaj saj”.

Më 16 dhjetor, kjo gjykatë, ish-komandatin e UÇK-së, Salih Mustafa, “Calin”, e dënoi me 26 vjet burgim për krime lufte në Kosovë.

“Ju shpall fajtor për torturë si krim lufte, ndalim arbitrar si krim lufte, vrasje si krim lufte. Duke qenë se jeni shpallur fajtor për më shumë se një vepër, trupi gjykues ka përcaktuar dënim me 10 vjet burgim për krimin së ndalimit arbitrar, dënim me 22 vjet burgim për torturë, 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme. Trupi gjykues ju dënon me vendim të njësuar me 26 vjet burgim”, ka deklaruar kryetarja e trupit gjykues.

Sa i përket këtij vendimi, avokati i akredituar pranë dhomave Speciale më seli në Hagë, Artan Qerkini, në një prononcim për Dukagjinin, ka theksuar se Dhomat e Specializuara kanë zbatuar gabimisht ligjin, pasi kanë aplikuar ligjin që nuk ka qenë në fuqi në kohën kur pretendohet se janë kryer veprat penale.

Sipas Qerkinit, ligji në fuqi nuk lejon dënim më të ashpër se 15 vjet burgim, por ai potencon se mund të pritet zbutje e dënimit nga Gjykata e Apelit.

“Ne lidhje me Salih Mustafen, me të drejtë mund të pritet zbutja e dënimit, sepse Dhomat e Specializuara në këtë rast gabimisht e kanë zbatuar ligjin, ngase kanë aplikuar ligjin i cili nuk ka qenë në fuqi, në kohën kur pretendohet se janë kryer veprat penale. Ligji në fuqi, nuk lejon dënim më të ashpër se 15 vite burgim”, ka thënë Qerkini.

Qerkni ka përmendur një rast ku komandanti i burgut të Kaonikut, Zlatoko Aleksovski, i gjykuar nga Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavi, është dënuar nga Gjykata e Shkallës së parë me 7 vjet burgim.

Por që Apeli e kishte dënuar me vetëm 2 vjet e gjysmë burgim. (Më poshtë do të shohim krimet për të cilat është gjykuar, Aleksovski).

“Është e vërtetë se Tribunali për ish-Jugosllavi ka shqiptuar dënime më të lehta nëse ato krahasohen me dënimin e shqiptuar ndaj z. SaliH Mustafa. Kështu p.sh. rasti Aleksovski i gjykuar nga ICTY, rast ky shumë i ngjashëm me atë të z. Mustafa, është shembulli një dënimi shumë më të lehtë. Në rastin në fjalë z. Aleksovski është dënuar me 2 vite e gjysmën burgim nga Gjykata e Apelit, edhe pse shkalla e parë e kishte dënuar me 7 vite burgim”, ka shtuar Qerkini.

“Gjykata Speciale, larg qoftë të jetë e popullit”

Ndërkaq, analisti dhe njohësi i kësaj çështjeje, Ismail Tasholli, në një prononcim për Dukagjinin, ka thënë se Gjykata Speciale e ka përmbysur paradigmën themelore të demokracisë liberale në pikëvështrimin e saj për juridiken.

Sipas Tashollit, qasja që thotë që je i pafajshëm deri në verdiktin e fundit të Gjykatës, tani është zëvendësuar me qasjen se i fajshëm deri në verdikitin e fundit.

“Gjykata Speciale ka përmbysur paradigmën themelore të demokracisë liberale ne pikëvështrimin e saj për juridiken. Qasja që thotë se je i pafajshëm deri në verdiktin e fundit, tani është zëvendësuar me qasjen se je i fajshëm deri në verdiktin e fundit – simptomë e sistemeve totalitare ku politika e interpreton juridiken. Rrjedhimisht, kjo Gjykatë është puro politike dhe si e tillë e rrezikon krejt kredibilitetin e saj, larg qoftë të jetë e popullit”, ka thënë Tasholli.

E sa i përket asaj se a ka njerëz që e presin me brohoritje dhe duartrokitje vendimet e kësaj gjykate, si në rastin e “Calit”, Tasholli përgjigjet shkurt “ka”, duke theksuar se “madje është ‘investuar’ në forma të ndryshme, me ‘dokumente’ e pa to, që kjo të ndodhë për arsye dhe interesa të ndryshme”.

Ndërkaq, dënimet nga Specialia, respektivisht, dënimi me 16 vjet brumit ndaj “Calit”, dhe atyre në Tribunalin e Hagës, ku kemi kriminelë serbë që janë dënuar më me pak vjet se sa “Cali”, Tasholli përgjigjet se “ky absurd shpjegohet kur ke parasysh cilësimin se kjo gjykatë ka qëllime politike dhe jo juridike. Atëherë, gjithçka është e mundur kur nevoja politike interpreton të drejtën juridike”, ka përfunduar Tasholli.

Ky vendim për “Calin” erdhi në emër të popullit shqiptar të Kosovës, pasi u themelua nga Kuvendi i Kosovës.

Por, edhe pse “Në emër të popullit” erdhi vendimi, shumica e popullit nuk e mirëpriti.

Ushtruesi i detyrës së OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, në emisionin “Debat Plus”, pati thënë se vendimi ndaj “Calit” është marrë në emër te popullit, por jo në emër të popullit shqiptar por atij serb.

“…Në emër të popullit serb, ata mund të thirren, po jo në emër të popullit shqiptar, edhe pse Kuvendi e ka krijuar një pseudogjykatë, e cila nuk merret fare me drejtësi, e cila do të bëjë dhe do të marrë vendime politike”, kishte thënë Klinaku.

“Njerëzit e Millosheviqit ishin dënuar me më pak vjet se Salih Mustafa”

Njeriu kryesor për Kosovë i kriminelit famëkeq, Sllobodan Milloshevic, Nikola Shainoviq, ishte dënuar me 22 vjet burgim.

Sainoviq kishte për qëllim të zhvendoste me forcë një pjesë të popullsisë shqiptare të Kosovës, ku në këtë mënyrë të ndryshonte ekuilibrin etnik të Kosovës, për të siguruar kontroll të vazhdueshëm mbi të nga Republika Federale e Jugosllavisë (RFJ) dhe autoritetet serbe.

Atij i ishte ulur dënimi nga 22 në 18 vjet burgim për dhunën gjatë luftës në Kosovë, e cila rezultoi në më shumë se 11,000 njerëz të vrarë dhe më shumë se 700,000 shqiptarë të Kosovës të dëbuar.

Personi tjetër që u dënua më pak se Mustafa ishte shefi i Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë, Dragoljub Odjaniq, i cili u dënua me 15 vjet dënim për dhjetëra vepra, për të cilat, akuzohej në kuadër të aktakuzës për kryerjen e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

Valdimir Lazarevic, komandanti i forcave të përgjithshme jugosllave në Prishtinë, e i cili ishte përgjegjës për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të shkaktuara nga policia e Serbisë në Kosovë, Sreten Lukiq, nuk kishte marrë më shumë se 20 vjet dënim nga Tribunali Ndërkombëtar.

Përgjegjësi për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të shkaktuara nga policia e Serbisë në Kosovë, Sreten Lukiq, nuk kishte marrë më shumë se 20 vjet dënim nga Tribunali Ndërkombëtar.

Nebojsha Pakovic, nën akuzat për vrasje e deportim të shqiptarëve, u dënua nga Tribunali i Hagës me 22 vjet burgim.

Dënim jo më i madh se 18 vjet i ishte shqiptuar edhe Vlastimir Dordeviqit, i cili u dënua edhe për vrasje të fëmijëve dhe grave.

Komandanti i burgut të Kaonikut, Zlatoko Aleksovski, i nënshtroi rreth 500 të burgosurve jokroatë, me keqtrajtim fizik dhe psikologjik. Ai urdhëroi dhe/ose ndihmoi dhe nxiti akte të dhunës.

Ai mori pjesë në përzgjedhjen e të burgosurve që do të përdoreshin si mburoja njerëzore dhe gërmues kanalesh, duke ditur se po vinte në rrezik jetën e atyre që i ishin besuar kujdestarisë.

Për më tepër, me direktivat e tij, pjesëmarrja si komandant iu dha inkurajim shtesë vartësve të tij për t’u përkushtuar akteve të ngjashme të dhunës.

Aleksovski u dënua me vetëm 7 vjet burgim, që më pas Apeli ia uli në 2 vjet e gjysme.

Ndërsa, Salih Mustafa u dënua me 26 vjet burgim.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika