Vendimi i Gjykatës Speciale: Pjetër Shala detyrohet t’i kompensojë viktimat me 208 mijë euro

Pjeter Shala

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë e kanë obliguar Pjetër Shalën që të i kompensojë demin e shkaktuar viktimave në vlerë prej 208 mijë eurove pasi ishte shpallur fajtor dhe dënuar me 18 vite burgim për krime lufte.

Urdhri i shqiptuar nga kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia, si aprovim i kërkesës së mbrojtësit të viktimave për kompensim të demit, obligon Shalën që dëmin ta paguajë ndaj tetë viktimave pjesëmarrëse.

“Trupi gjykues cakton shumën e gjithsej të zhdëmtimit që z.Shala ka përgjegjësi të paguaj në 208 mijë euro. Rrjedhimisht, Z.Shala aurdherohet t’u paguaj si kompensim për dëmin e shkaktuar 100 mijë euro viktimës 1, 10 mijë euro viktimës 3, 8 mijë euro për person për vikamave 2,4,5,6,7 dhe 8 dhe 50 mijë euro bashkërisht viktimave 2, 3, 4, 5, 6, 7 dhe 8”, tha ajo duke shtuar se ky urdhër buron nga shpallja e fajësisë së Shalës i cili sot nuk ishte prezent në sallën e gjyqit.

Në arsyetimin e këtij urdhri, Mappie Veldt-Foglia tha se ata janë mbështetur në konstatime faktike dhe ligjore të bëra në aktgjykimin i cili e shpalli fajtor Shalën

“Trupi gjykues u mbështet në konstatimet faktike dhe ligjorë të bëra në aktgjykim të cilat quan në shpalljen e fajësisë dhe dënimin e Shalës. Trupi gjykues gjithashtu shqyrtoi kërkesën e mbrojtësit të viktimave për zhdëmtim, deklaratën për pasojat dhe aktekspertizat e dorëzuar nga mbrojtësi i viktimave dhe mbrojtja lidhur me dëmin e pësuar nga viktimat”, tha ajo.

Ajo lexoi edhe parashtrimet e palëve duke thënë se mbrojtësi i viktimave ka pretenduar se 8 viktimat kanë pësuar dem fizik, mendor dhe material të madh nga krimet e kryera nga vetë Shala dhe anëtarët e tjerë të UÇK-së.

“Mbrojtësi i viktimave pretendon se viktima 01 pësoi dem fizik, mendor dhe material si pasojë e krimit të luftës, ndalimit dalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme të kryera nga z.Shala, ai më tej argumenton se viktimat 2, 3,4,5,6,7 dhe 8 kanë pësuar dëm mendor afatgjatë dhe dëm material si pasojë e krimeve të luftës, arrestimit arbitrar, e torturës të kryer nga z.Shala kundër anëtarit të familjes se tyre. Me të cilin kishin marrëdhënie të ngushtë”,  tha ajo.

Ndërsa, për mbrojtësin e Shalës, gjyqtarja tha se ata kanë argumentuar se mbrojtësi i viktimave nuk e identifikoi shkallën dhe përmasën e demit fizik të pësuar nga viktima 1.

“Mbrojtja argumenton se mbrojtësi i viktimave nuk e identifikoi shkallën dhe përmasat e dëmit fizik të pësuar nga viktima 1 dhe se si dëmi i shkaktuar nga viktima 1 ishte rezultat i drejtpërdrejt i krimeve për të cilat Shala u shpall fajtor. Sa u përket viktimave 2-8, mbrojtja argumenton se mbrojtësi i viktimave nuk e ka vërtetuar standardin e kërkuar në lidhje me demin material. Me gjerësisht, mbrojtja argumenton se demi mendor dhe fizik i shkaktuar viktimave nuk u shkaktua drejtpërdrejt nga krimet për të cilat Shala u shpall fajor pasi veprimet që shkaktuan dëmin nuk u kryen nga z.Shala”, tha ajo.

Ajo tha se mbrojtësi i të akuzuarit ka kërkuar që kërkesa për zhdëmtim të hudhet poshtë.

“Nuk mund të bëhet përgjegjës për kompensimin e demit material që pësuan viktimat. Mbrojtja i kërkon trupit gjykues që ta hedh poshtë kërkesën e mbrojtësit të viktimave për zhdëmtim dhe ta hedh poshtë kërkesën e lëshimit të një urdhër për zhdëmtim”, tha ajo.

Trupi gjykues tregoi për konstatimet e tij për secilën nga viktimat duke filluar me viktimën e drejtpërdrejtë që e quajti viktima 1.

“Trup gjykues mbështete në konstatimet në aktgjykim të cilat vërtetojnë se viktima 1 është mbajtur në ndalim arbitrar dhe u tortura në FMK nga Shala dhe anëtarë të tjerë në UCK dhe pësoi dem fizik, mendor dhe material si rezultat i kësaj… kjo viktimë u keqtrajtua rënd gjatë gjithë kohës që u mbajt në ndalim. Ai u bë rregullisht objekt i rrahjes, ngacmimit dhe kërcënimit nga anëtarët e UÇK-së përfshirë Shalën. Ai u mbajt i ndaluar në kushte çnjerëzore”.

Ajo tha se viktima në ndalim është goditur me shufra metali, shkopa bejsbolli e në një rast edhe me armë zjarri.

“Kokën ia kanë mbajtur në ujë disa herë dhe i kanë shkaktuar plagë. Si rezultat i ndalimit ai pësoi lëndime të shumta edhe në kokë. Sot e kësaj dite ai ka vraga të dukshme nga keqtrajtimi fizik që pësoi”, tha Mappie Veldt Foglia.

Mappie Veldt-Foglia tha se viktima 1 ka pasoja psikike edhe sot e kësaj dite për shkak të trajtimit në Fabrikën e Metalit në Kukës i cili po ashtu ishte etiketuar si bashkëpunëtor i Serbisë dhe spiun.

“Trupi gjykues konstaton se viktimat 2 deri në 8 pësuan dëm si viktima të tërthorta të krimeve të luftës, ndalimet arbitrar, torturës për të cilat Shala u shpall fajtor në lidhje me 04733. Viktimat 2-8 ishin anëtarë të familjes”, tha ajo.

Sipas saj, anëtarët e familjes së 04733 kishin treguar se si ai ishte ndaluar dhe keqtrajtuar në Fabrikën e Metalit në Kukës dhe që ishte keqtrajtuar nga anëtarët e UÇK-së duke përfshirë edhe Pjetër Shalën.

Ajo tha se 04733 kishte pësuar dëme të mëdha fizike duke përfshirë vraga, thyerje dhëmbësh e po ashtu edhe djegie.

Gjyqtarja tha se ai u detyrua që të shihte vuajtjet dhe torturimin e bashkë të ndaluarve të tjerë.

Si pasojë fizike ndër tjerash përmendi edhe jetesën me frikë pas atij rasti deri në frikë për të shkuar edhe tek mjeku.

Gjyqtarja tregoi se ata kanë konstatuar se përveç 04733, viktimat e tërthorta patën pasoja të renda për shkak të brengosjes se ku ishte familjari i tij, e po ashtu më pas brengosjen për gjendjen fizike dhe mendore të familjarit të tyre.

“Për rrjedhojë familja nuk ndihej e sigurt se kishin frikë që mund të pësonin më shumë dëm”, tha ajo.

Sa i takon demit material, Mappie Vedlt- Foglia tha se 04733 nuk kishte mundësi që ta mbante familjen ndërsa familjes iu desh që të kryenin shpenzime të mëdha lidhur me mirëqenien e familjarit të tij.

“Trupi gjykues gjykon se kompensimi për secilin nga 8 viktimat është lloji dhe modaliteti i përshtatshëm për zhdëmtimin e çështjeve gjyqësore. Kompensimi do të mundësojë njëfarë lehtësimi financiar për viktimave”.

Mbrojtësi i viktimave kishte kërkuar për viktimën 1, 10 mijë euro për dëm fizik, 30 mijë euro për dem mendor dhe 60 mijë euro për dëm material

Lidhur me viktimën 3, mbrojtësi i viktimave kishte kërkuar 10 mijë euro për dëm mendor. Ndërsa për viktimat 2, 4, 5, 6, 7 dhe 8, ai kishte kërkuar 8 mijë euro për person për dëm mendor.

Ai gjithashtu kishte kërkuar që  një shumë prej 50 mijë eurosh t’i akordohet viktimave të tërthorta 2, 3, 4, 5, 6, 7 dhe 8 për dëm material.

“Trupi gjykues gjykon se shuma e kërkuara nga mbrojtësi i viktimave pasqyrojnë shkallën dhe përmasat e demit të shkaktuar ndaj 8 vikamave dhe janë të arsyeshme sikurse parashikohet me Ligj”, tha ajo.

Më 16 korrik, Pjetër Shala është dënuar me 18 vjet burgim  ku u konstatua se përtej dyshimeve të bazuara është fajtor për pikat 1, 3 dhe 4 të akuzës.

Shala u shpall fajtor për ndalim arbitrar si krim lufte kundër së paku 18 personave në periudhën mes 17 majit 1999 deri më 5 qershor të atij viti në Fabrikën e Metalit në Kukës, torturë si krim lufte kundër së paku 18 personave dhe vrasje e paligjshme si krim lufte kundër një personi.

Ndryshe, gjatë muajit shkurt 2023 kishte filluar gjykimi në këtë rast, ku më 21 shkurt Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave kanë paraqitur deklaratat e tyre hyrëse, kurse më 22 shkurt janë dëgjuar deklaratat hyrëse të mbrojtjes së Pjetër Shalës, si dhe deklarata pa betim e tij.

Në mars 2023 kishte filluar paraqitja e provave të Prokurorisë, ku janë dëgjuar 10 dëshmitarë, kurse në gusht kishte filluar paraqitja e provave nga mbrojtësi i viktimave ku janë dëgjuar dy dëshmitarë.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

“Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë. /BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika