Vendimi i pazbatuar, Prokuroria s’i kthen përgjigje Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese në vitin 2021 kishte dërguar një letër tek Prokurori i Shtetit për të hetuar rastin se pse ky vendim nuk po respektohet, por ende nuk ka një përgjigje

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për tokat përreth manastirit të Deçanit janë kthyer serbisht në temë të diskutimit mes Kosovës, Serbisë e ndërkombëtarëve.

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit po i kërkohet që të respektohet vendimi i vitit 2016.

Gjykata Kushtetuese në vitin 2021 kishte dërguar një letër tek Prokurori i Shtetit për të hetuar rastin se pse ky vendim nuk po respektohet por ende nuk ka një përgjigje.

Gati gjashtë vjet më parë, Gjykata Kushtetuese mori një nga vendimet që vazhdon të kontestohet më së shumti.

Ky organ i drejtësisë vendosi që dy prona të ndërmarrjes Apiko dhe Iliria në Deçan, i takojnë Manastirit.

Por, ky vendim ndonëse ka kaluar gjithë këtë kohë, kurrë nuk është zbatuar.

Madje, ka qenë Gjykata Kushtetuese që në nëntor të vitit 2021 i kishte nisur një letër Prokurorit të Shtetit.

Në atë kohë në  krye të këtij instucioni ishte Aleksandër Lumezi, thuhej se zbatimi i vendimeve është detyrim për të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

“Gjykata rithekson se, zbatimi i vendimeve të saj është detyrim për të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës bazuar në nenin 116 të Kushtetutës. Për më tepër, zbatimi i vendimeve përfundimtare është parim themelor i sundimit të ligjit, si vlerë themelore e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, siç është përcaktuar me nenet 3 [Barazia para Ligjit] dhe 7 [Vlerat] të Kushtetutës”, thuhet në njoftimin për media të Gjykatës Kushtetuese.

Ani pse kanë kaluar një viti nga kjo letër, përgjigjja duket se mungon.

Të pyetur nga RTV Dukagjini se a kanë filluar këto hetime dhe deri ku kanë shkuar, Prokuroria Themelore ne Pejë nuk ka kthyer përgjigjje gjatë ditës.

Por ndonëse jo Gjykatës, përgjigje të gjithave ju dha vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të mërkuren e një qershorit.

Pas gjashtë viteve të vendimit, Kurti ka thënë se Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj ka bërë shumë shkelje procedurale.

“Nuk është Manastiri i Deçanit palë në çështje, është Kisha Ortodokse dhe gabimisht është pranuar, nuk mund të na përfaqësojë neve AKM (Agjencia e Kosovës për Mirëbesim) e UNMIK-ut pas shpalljes së pavarësisë, por është dashur AKP (Agjencia e Kosovës për Privatizim) edhe kjo shkelje është bërë, janë të panumërta ato por qeveria e Kosovës i mbahet drejtësisë”, ka thënë Albin Kurti, kryeministri i Kosovës.

Të njëjtin qëndrim si të Kryeministrit e ka edhe Shkodran Imeraj, Kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.

“ Ky vendim është i rrezikshem nese procedohet. Ne kemi edhe 10 prona ande e kend Kosovës të cilat duke u thirrun në këto vendime kanë marr kishat politike”, ka thënë Shkodran Imeraj, kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.

Sipas Imerajt, zbatimi i këtij vendimi do të mundësonte që edhe mbi 40 prona të tjëra të kalojn në pronsi të kishave ortodokse.

“Prokuroria e shtetit duhet ti hetoj gjyqtaret e Gjykatës Kushtetuse dhe të merr nga ta një arsyetim se pse në Kosovën e pasluftës janë zbatu vendimet e Millosheviqit. Nëse zbatohet vendimi i Deçanit atëherë edhe prona e kampusit të Prishtinës pasi edhe ajo pron ju ka jep kishes më atë ligjë të vendosur nga Milloshevici”, ka thënë Imeraj.

Procesi gjyqësor për çështjen se kujt i takojnë 24 hektarë tokë dhe pyje, ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” apo Manastirit mesjetar të Deçanit, ka zgjatur nga viti 2000 deri në vitin 2016, kur Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të Manastirit.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika