Vendimi i SHBA-së për të abstenuar nga rezoluta e OKB-së për armëpushimin “nuk përfaqëson një ndryshim në politikë”

Vendimi i SHBA-së për të abstenuar nga rezoluta e OKB-së për armëpushimin "nuk përfaqëson një ndryshim në politikën tonë", thotë John Kirby

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, ka thënë se vendimi i SHBA-së për të abstenuar nga rezoluta e OKB-së për armëpushimin “nuk përfaqëson një ndryshim në politikën tonë”.

Këto komente, ai i bëri para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kanë qenë të qëndrueshëm në mbështetjen e tyre për një armëpushim si pjesë e një marrëveshjeje pengjesh, shkruan BBC.

“Kështu është strukturuar marrëveshja e pengjeve dhe rezoluta njeh bisedimet në vazhdim”.

Ai shton se SHBA abstenoi sepse teksti përfundimtar i rezolutës nuk dënonte Hamasin, por shton se “pasqyron në mënyrë të drejtë pikëpamjen tonë se një armëpushim dhe lirimi i pengjeve vijnë së bashku”.

Kirby thotë se takimet e planifikuara midis ministrit izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant dhe këshilltarit të sigurisë kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, do të vazhdojnë siç është planifikuar.

“Ne presim t’ia bëjmë të qartë ministrit të mbrojtjes se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me Izraelin, ndërsa luftojnë Hamasin”.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika