“Vendimi i vështirë”- opinionistët: Kurtit i është thënë sot se cili është ky vendim

Njohësit e diplomacisë, vizitën e sotshme të Lajčák bashkë më këshilltarët e kancelarit gjerman e presidentit francez, e shohin si një përparim shumë serioz të dialogut mes Prishtinës e Beogradit. Madje, ata mendojnë, që kërkesa e dy lidëreve evorpian ndaj Kurtit dhe Vuciqit që të jenë të gatshem për vendime të vëshitra i është thënë në sy Kurti gjatë takimit

P/rfaqësuesi i Posaçim i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák

Fjalë pak ishte Miroslav Lajčák, kur doli nga takimi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Ani pse po shoqërohej nga Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, hezitoj të tregoj detaje nga takimi që zgjati më shumë se dy orë.

Të përmbajtur në detaje u treguan edhe Qeveria e Kosovës.

Por, diskutimet brenda duket të kenë qenë shumë të vështira.

Një gjë të tillë e  beson profesori Dritëro Arifi, që mendon se Kryeminsitrit, Albin Kurti në këtë takim i është thënë sy më sy, se cili do të jetë vendimi i vështirë që duhet të marrë Kosova.

Dritëro Arifi, profesor ka thënë se “Ndoshta i është thënë e ndoshta jo mirëpo ne e dijmë se cili është vendimi i vështirë, është ai i formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por duhet pasur kujdes, sepse formimi i këtij asociacioni mund të vijë vetëm pasiqë Serbia duhet ta njoh Kosovën. Dhe nuk duhet të pranojmë dicka, pa e ditur se cka marrim në këmbim të saj”.

Profesor, Dritëro Arifi

Përfshirja e këtyre dy diplomatëve në dialogun Kosovë-Serbi, për profesorin Seb Bytyçi është një fakt se ky proces ka hyrë në fazën finale.

Seb Bytyçi, profesor ka thënë se “Ardhja e tyre në Kosovë, mund të themi se ka futur procesin e dialogut në një fazë tjetër, një dinamkë të re, dhe absolutisht kjo është faza finale drejt arritjes së marrëveshjes. Është një gjë e mirë që dy shtetet më të fuqishme Evorpian, poashtu është interes i madh për Kosovën zgjedhja e këtij problem e jo të ketë dialog të përhershëm, mirëpo një gjë është e qartë, presioni i madh është mbi Serbinë”

E temë e nxehtë në këtë proces, ende vazhdon të mbetet themelimi i Asociacionit.

Dorajet Imeri, profesor ka thënë se “E vështira e kësaj situate në të cilën do të hyjmë është se kemi të bëjmë ose me rihapjen e temës e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, i cili është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese, por prapë kjo besoj ka qenë kryetema e këtij takimi”.

Ky takim vie si rrjedhojë e propozimit në letrën e përbashkët të kancelarit Scholz dhe presidentit Macron, që këshilltarët të bëjnë një vizitë të përbashkët me Miroslav Lajčak, në Kosovë dhe Serbi, që procesi i dialogut të lëvizë përpara më shpejt.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika