“Vendimi për dinarin i drejtë por është betejë e humbur politike”

Përkundër që ende nuk ka qëndrim zyrtar të QUINT-it lidhur me zgjatjen e periudhës për zbatimin e rregullores që e përjashton dinarin, njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se vendimi ishte i drejtë por për ta është kthyer në betejë të humbur politike. Sipas tyre në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Kosova e pagoi çmimin duke qenë pala e kritikuar nga shtetet aleate

Banka Qendrore po këmbëngul se që nga 1 shkurti ka hyrë në fuqi rregullorja që e përjashton dinarin nga përdorimi për pagesa me para të gatshme.

Por ky vendim në fuqi mbetet vetëm formalisht, pasi që Qeveria nuk do të zbatojë asnjë masë ndëshkuese gjatë periudhës së tranzicionit dhe iu ka bërë thirrje institucioneve të tjera që të mbajnë të njëjtin qëndrim me përkushtim.

Përkundër se në fillim deklaronin se BQK është institucion i pavarur dhe se vendimi nuk negociohet, ky ndryshim i qëndrimeve përputhet me kërkesat që kanë shprehur vazhdimisht vendet e QUINT-it.

RTV Dukagjini ka kërkuar përgjigje lidhur me këtë vendim nga ambasada amerikane, franceze dhe britanike, por deri në publikimin e kësaj kronike ato nuk janë përgjigjur.

Me rastin e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, tërthorazi ka komentuar raportet Kosovë-Serbi.

“Tema e këtij viti: Dinamika humbje-humbje në politikë. A nuk përputhet në mënyrë të përkryer me atë që shohim aktualisht midis Kosovës dhe Serbisë. Që të dyja deri tani po e kënaqin audiencën e tyre lokale, por nuk u afrohen më shumë qëllimeve të përbashkëta si BE-ja”, thotë Jorn Rohde, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë.

Njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se kjo tërheqje nga vendimet qe disa kohë ka qenë strategji e gabuar e Qeverisë aktuale. Politologu Shkodran Ramadani mendon se Kosova e pagoi çmimin në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku u qortua nga partnerët, përkundër që vlerëson se ndalimi i dinarit është vendim i duhur.

“Qeveria ka marrë fillimisht vendimin e duhur që ka marr iniciativën për ta ndaluar, por më pas është tërhequr duke e pranuar në njëfarë mënyre gabimin e bërë para bashkësisë ndërkombëtare. Kështu që kjo nuk ishte një fitore e madhe politike e Kosovës”, tha Shkodran Ramadani, Politolog.

Ramadani mendon se të dyja palët po mundohen që përmes taktizimeve të ndryshojnë diçka në terren, por vlerëson se shumë pak mund të ndryshohet përmbajtja e marrëveshjeve të arritura.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika