Vendimi për “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” pa koordinim, kritikohet Qeveria
Një gjysëm përgjigje, ku pohoi se kishte pasur koordinim me vendet aleate për një vendim të rëndëishsëm, e dha të enjten ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Por, kjo është demantuar nga të paktën tri përfaqësi të shteve që Kosova i konsideron më të afërta në raportet me to, SHBA-të, Gjermaninë e Britania e […]
Një gjysëm përgjigje, ku pohoi se kishte pasur koordinim me vendet aleate për një vendim të rëndëishsëm, e dha të enjten ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Por, kjo është demantuar nga të paktën tri përfaqësi të shteve që Kosova i konsideron më të afërta në raportet me to, SHBA-të, Gjermaninë e Britania e Madhe.
“Ky vendim do të duhej të koordinohej me partnerët më të ngushtë ndërkombëtarë të Kosovës, përfshirë ata të cilët kanë përgjegjësinë primare për të siguruar stabilitetin e Kosovës,”thuhet mes tjerash në përgjigjen e Departamentit amerikan të Shtetit.
Ndërkohë, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka mbrojtur vendimin e tij për të votuar kundër propozimit të që megjithatë, kaloi në qeveri.
“vendim shumë i nxituar, për mendimin tim. Ndoshta do të duhej ta analizonim mirë. Në asnjë mënyrë nuk kam dashur të mbroj apo mbështes ndonjë organizatë që mund të quhet terroriste apo ekstremiste, por janë vendime që kanë nevojë për një hulumtim pak më të thellë dhe konstatim të fakteve, dhe vetëm pas konsultimit të merret një vendim i tillë”, ka thënë Rashiq.
E Hisen Berisha nga Komisioni për Siguri pavarësisht që e përkrah vendimin, nuk i pëlqen që është bërë pa koordinim me aleatët.
“përkundër faktit që askush nuk duhet të amnistohet kur vjen në ndesh me ligjin megjithatë duhet pasur koordinim me partner dhe pas koordinimit duhet të rrisë kapacitetet për tu përaballur pastaj me ato vendime që ka marr”, ka thënë Berisha.
Shqetësuese po e quan edhe njohësi i sigurisë, Valdet Hoxha, derisa sqaron pasojat që mund të sjellë.
“kjo është shqetësuese sepse në rradhë të parë ne e dim që KFOR dhe EULEX janë bashkëpërgjegjëse për sigurinë në atë pjesë të vendit dhe pjesët e tjera të Kosovës prandaj materializimi i një vendimi të tillë pothuajse është i pamundur pa koordinim me ta në të kundërtën cdo hap i njëanshëm rrezikon që të na mbart mbi supe ne si shtet lehtësinë e përshkallzimit të situatës”, ka thënë Hoxha.
Për shpalljën e këtyre organizatave si terroriste ka reaguar edhe Lista Serbe që e kanë vlerësuar si pjesë të planit të qeverisë Kurti, për çka kanë ftuar KFOR-in e EULEX-in që t’i vendosin forcat e tyre në veri e pengojnë planin e qeverisë kosovare.
Sipas vendimit të qeverisë, “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, përbëjnë rrezik dhe kërcënim për sigurinë, rendin kushtetues dhe paraqesin kërcënim terrorrist apo kërcënim për kryerjen e veprave të tilla brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Të dyshuara për përfshirje në aktivitete të ndryshme kriminale, ndërsa sipas Ministrit të Brendshëm, ka dyshime të bazuara se arsenali i armëve që u konfiskuan në Zveçan, dushohet se kishte qenë në pronësi pikërisht të këtyre dy grupeve kriminale.















