Vendimi për ndalimin e dinarit, guvernatori: Kjo është luftë kundër shpëlarjes së parasë dhe terrorizmit

Guvernatori Ismaili ka theksuar se kritikat janë të papranueshme, pasi Rregullorja ka 50 nene dhe duhet të shqyrtohet në tërësi, duke mos u diskutuar vetëm një pikë të saj, siç është përdorimi i vetëm i euros

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, në një intervistë në “Kallxo Përnime”, ka dhënë detaje rreth Rregullores së re të BQK-së për operacionet me paratë e gatshme, e cila hyri në fuqi nga data 1 shkurt 2024.

Sipas Rregullores, valuta e vetme e lejuar për kryerjen e pagesave në Kosovë është euro.

Ky vendim u kritikua nga bashkësia ndërkombëtare, ndërsa për këtë guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës e “vizituan” ambasadori i BE-së në Kosovë dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ismaili në emisionin “Kallxo Përnime” tha se nuk është i dinjitetshëm diskutimi i vetëm një pike të Rregullores kur ajo në tërësi përmban 50 nene.

“Kjo Rregullore adreson një sërë aspektesh të rëndësishme. Minimizimi që po bëhet vetëm në një diskurs të caktuar siç është ai për përdorimin e vetëm valutës euro është jo i dinjitshme sepse Rregullorja ka 50 nene” – tha ai.

Guvernatori i BQK-së tha se motivet kryesore për vendimin që lidhet me ndalimin e dinarit serb si mjet pagese në Kosovë është lufta kundër shpëlarjes së parasë, kundër terrorizmit dhe forcimi i integritetit të sistemit financiar.

Ismaili tha se mosveprimi për këtë çështje do të ishte përgjegjësi më e madhe sesa veprimi.

“Fillimisht ky nuk është motiv personal por institucional. Duke qenë guvernator i BQK-së, duke pasë përgjegjësi, duke qenë i njohur me situatën, është e papranueshme nëse nuk kishim marrë veprime. Unë mendoj që në situatën që kemi qenë mosveprimi do të kishte qenë përgjegjësi më e madhe sesa veprimi”- tha guvernatori.

Guvernatori Ismaili ka thënë në “Kallxo Përnime” se çështja e dinarit ishte përmendur edhe në një takim në Bruksel, kur ky kishte qenë si drejtor i Thesarit në atë kohë, por që Brukseli e kishte lënë këtë çështje në duart e Kosovës.

“Para kësaj pozite kam qenë drejtor i Thesarit, jemi marrë edhe me këtë çështje. Edhe në një takim në Bruksel, ku në aspektin e zbatimit përmes marrëveshjeve është vërejtur një financim i paligjshëm që e ka bërë Serbia ndër vite, ku Ligji i financave e ka leju financimin pa kufizm nga Serbia për komunat e serbëve në mënyrë legale, ligjet tona janë ndërru për këtë ku ka funksionu një bankë dhe një fond zhvillimor i mirëbesimit përkundër kësaj nuk i ka shfrytëzu. Serbia ka transferu para ‘cash’. Ato para kanë ardhë në kufi përmes transportuesit dhe janë deklaru mjete mbi 10 mijë euro. Është shtru pyetja: Pse këto para nuk kanë ardhë përmes bankës por përmes kufijve? Diskutimi ka qenë brenda Thesarit dhe për këtë kemi diskutu edhe në Bruksel. Raportimi i tillë që po hynë edhe ‘cash’ përbën rrezik për financimin e terrorizmit, shpëlarjen e parave, krimin e organizuar, diskutimi ka qenë që kjo është temë për Kosovën” – tha ai.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika