Vendimi për organizatat terroriste, Sopjani: Veprim populist, i pa menduar mirë

Shkelzen Sopjani, njohësi i sigurisë për vendimin rreth organizatave terroriste ka thënë se është veprim populist dhe i pa menduar mirë

Shkelzen Sopjani, njohës i sigurisë

Shkelzen Sopjani, njohësi i sigurisë për “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” të cilat u shpallën organizata terroriste, ka thënë se ky vendim është i pa menduar mirë duke e cilësuar këtë si veprim populist.

“Është barrë goxha e madhe nëse duan të dërgojnë deri në fund institucionet e vendit…Në aspektin politik ky vendim ka prodhuar pasoja, të cilat nuk mendoj që janë menduar apo kalkuluar mirë nga ana e atyre që e kanë marr këtë vendim. Sepse pasojat janë të ndryshme por kryesorja qon në përshkallëzim jo në de-përshkallëzim të situatës së sigurisë në veri. Por çfarë është më e rëndësishme është treguar një shpërfillje ndaj partnerëva tanë ndërkombëtarë me këto vendime…”, ka thënë Sopjani në “FIVE”.

“Më shumë mu duk veprim populist sesa vendim i kalkuluar mirë, i menduar mirë”, ka thënë tutje ai.

Sopjani e ka konsideruar këtë akt edhe si shpallje lufte derisa shton se kjo është edhe sfidë për organet e sigurisë.

 

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika