Vendimin e KQZ-së për kryetarët në veri, Von Cramon e sheh si rrugë drejt “depërshkallëzimit të mëtejshëm”

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka shprehur qëndrimin e saj lidhur me vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për të organizuar votimin për largimin e kryetarëve të katër komunave në veri

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

Vendimi i KQZ-së për caktimin e votimit për largimin e kryetarëve të katër komunave në veri të Kosovës “do t’i hapë rrugë depërshkallëzimit të mëtejshëm”.

Kështu e sheh situatën raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, e cila e ka mirëpritur këtë vendim.

“Unë e mirëpres vendimin e KQZ-së për caktimin e votimit për largimin e kryetarëve të komunave, gjë që do t’i hapë rrugën depërshkallëzimit të mëtejshëm. Të gjithë pjesëmarrësit në proces duhet të kenë trajtim të barabartë dhe të respektojnë procedurat demokratike për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme në veri”, ka shkruar Von Cramon në X.

Ky vendim është mirëpritur edhe nga shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, i cili theksoi se është e rëndësishme që procesi të zhvillohet në mënyrë të drejtë.

“Verifikimi i Komisionit Zgjedhor të Kosovës për nënshkrimet në mbështetje të votave për tërheqjen e kryetarëve në të 4 komunat veriore është një hap i mirëpritur, ashtu si edhe vendimi për caktimin e votimeve. Tani është e rëndësishme që procesi të zhvillohet në mënyrë të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe transparente”, ka shkruar Davenport në X.

Gjatë ditës së premte me tetë vota për dhe dy abstenime, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) votuan rekomandimin që më 21 prill të votohet për apo kundër largimit të katër kryetarëve shqiptarë në komunat në veri të Kosovës.

Rekomandimi erdhi nga sekretariati i KQZ-së, pasi ishin verifikuar nënshkrimet e dorëzuara të peticionit nga kuvendet komunale të Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut.

Peticionet për shkarkimin e kryetarëve të veriut kanë kaluar duke marrë numrin e nënshkrimeve të nevojshme.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika