Vendos gjykata, 30 ditë paraburgim për “Kobrën” dhe të tjerët
Është i dyshuari kryesor për një vrasje të rëndë. Prandaj, Dibran Hoxha komunikon shpesh në gjykatore me të pandehurit e tjerë, të cilët pretendohet se e panë gjithë ngjarjen. I njohuri si “Kobra” një ndërhyrje ia bënë edhe njërit prej avokatëve. “Kobra: Nuk është qashtu… Avokati: Kështu ka deklaruar klienti im.. Gjykatësja: Qetësi, ti atje […]
Është i dyshuari kryesor për një vrasje të rëndë.
Prandaj, Dibran Hoxha komunikon shpesh në gjykatore me të pandehurit e tjerë, të cilët pretendohet se e panë gjithë ngjarjen.
I njohuri si “Kobra” një ndërhyrje ia bënë edhe njërit prej avokatëve.
“Kobra: Nuk është qashtu…
Avokati: Kështu ka deklaruar klienti im..
Gjykatësja: Qetësi, ti atje ule këmbën, në kafiq rrin ashtu…”
Dibran Hoxha në dëshminë e tij, kundërshtoi kërkesën e Prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit.
Duke folur për të pandehurit e tjerë, ai tha se vëllau i tij përkundër që është arrestuar nuk ka qenë në lokal në momentin kritik.
“Pajtohem me fjalët e avokatit, veç deshta me shtu diçka në lidhje me Enver Amrallahun, ky është vëllau prej nanës. Ky ka ardhë masi ka ndodhë, masi ka ni prej tjerëve që ka ndodh diçka në lokal, ka ardhë masi me policinë mrapa krejt kur janë marrë deklaratat krejt, kanë ardhë e kanë nxanë aty si vlla. Ky ka mendu që mua më kanë vra, edhe ka ardhë”, ka deklaruar Dibran Hoxha, i dyshuari për vrasje
Hoxha ka shtuar se përveç njërit, asnjë nga të pandehurit e tjerë nuk janë punëtorë të lokalit “Kobra City” siç pretendon Prokuroria.
Madje ai deklaroi se nuk e njeh asnjërin prej të dyshuarve, edhe pse në disa raste u pa teksa bisedonte me ta.
“Kobrës” i pengoi edhe prania e mediave.
Të dyshuarit e kanë mohuar se para vrasjes në lokal ka pasur ndonjë rrahje.
“Ata më kanë sulmu mua vet, nuk jam as pjesëmarrës as kurgju hiç. Unë jam i dëmtuar”, ka deklaruar Jesmir Badallaj, i pandehur.
“Me gjithë respektin ndaj Prokurorisë, nuk mund të jetë një akuzë kaq e pabazë, minimum një rrahje duhet me e pas një gërvishje të vogël, unë si gërvishje I kam vetëm prangat e policisë”, ka deklaruar Enver Amrëllahu.
Në fjalën e saj, prokurorja e rastit, Nazan Shero, tregoi se në fillim rastin po e trajtonin vetëm si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Por, gjithçka ndryshoi kur morën informacione shtesë nga Policia e Shqipërisë.
Tutje prokurorja Shero ka theksuar se dyshohet që në natën kritike, Dibran Hoxha ka asgjësuar provar duke e hequr pajisjen e “Divijarit” nga lokali, në mënyrë që të pamundësohet shfrytëzimi i incizimeve të cilat do të shërbenin si provë në gjykim.
Trupi Gjykues ia ka aprovuar kërkesën prokurores, duke ua caktuar Hoxhës dhe të tjerëve masën e paraburgimit prej 30 ditësh.















