Vendos Kushtetuesja: Ndalohet çdo veprim në Kuvend dhe për formim të Qeverisë

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që deri në fund të këtij muaji të ndalojë çdo veprim të deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë. Masa e përkohshme e Kushtetueses ishte në mesin e kërkesave të cilat Lista Serbe i ka dorëzuar në këtë gjykatë. Ato do të marrin përgjigje përfundimtare deri më 30 shtator

Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Deri më 30-shtator, Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme duke e ndaluar çdo veprim të deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Por jo vetëm kaq. Nga 5 deri më 30 shtator, autoriteti më i lartë për interpretimin e Kushtetutës e ka ndaluar edhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë.

Masa e përkohshme është njëra ndër kërkesat që Lista Serbe i ka adresuar në kërkesën e saj.

Por me faktin se Kushtetuesja thotë se masa e përkohshme caktohet “ex officio”, i bie që këtë vendim ka pasur në mend ta marrë edhe vet gjykata, dhe nuk është vetëm vendim sipas kërkesës së Listës Serbe.

Gjykata Kushtetuese konsideron se pa u vlerësuar pretendimet e Listës Serbe, është e domosdoshme që të ndalohen të gjitha veprimet e mëtejme drejt vazhdimit të punës së Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë, në mënyrë që të mos cenohet rendi juridik dhe demokratik në Republikën e Kosovës.

“Vlerësimi përkitazi me kërkesën për masën e përkohshme

“…Në kontekstin e lartcekur, Gjykata vlerëson se ndalimi i të gjitha vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, dhe çdo procedurë e mëtejme për formimin e Qeverisë, mund të “evito[jë] rreziqe apo dëme të pariparueshme” që ndërlidhen me themelimin e institucioneve shtetërore dhe nxjerrjen e vendimeve në kundërshtim me Kushtetutën. Për më tepër, Gjykata vlerëson se, në kuptim të përcaktimeve të nenit 27 të Ligjit, ekzistojnë rrethana të “interesit publik” e që përfshijnë ruajtjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

Kushtetuesja rithekson se miratimi i masës së përkohshme deri në fund të muajit,  nuk paragjykon nëse do të trajtohet ose refuzohet pjesa tjetër e kërkesës së Listës Serbe.

“…54. Për pasojë, Gjykata, në dritën e sqarimeve të lartcekura, vlerëson se kërkesa e parashtruesve të kërkesës për masë të përkohshme duhet të miratohet, sepse i shërben “evitimit të rreziqeve ose dëmeve të pariparueshme” dhe është në “interes publik…”.

Lista Serbe, partia që nuk e njeh shtetin e Kosovës, i ka hyrë rend e gjatë Kushtetues së Kosovës dhe rregullores së Kuvendit.

“6. Të urdhërojë Kryetarin e Kuvendit të zbatojë kthimin në gjendjen e mëparshme, me të cilin do të anulohen veprimet kundërkushtetuese të Kryetarit të Kuvendit të përshkruara më sipër. 7. Të urdhërojë që në pajtim me sigurinë juridike të përsëritet procedura e votimit për nënkryetarët nga radha e komuniteteve jo-shumicë në një votim të unifikuar. […].”

Shkelje të tjera, të cilat Lista Serbe, pretendon se i ka bërë Kryetari i Kuvendit Dimal Basha, është edhe ftesa për propozim të kandidatit për nënkryetar, që sipas kësaj partie, është dashur t’i bëhet së pari serbëve e pastaj komuniteteve tjera.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika