Vendos Osmani: 9 shkurt 2025 do të jetë data e zgjedhjeve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur datën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend. Zgjedhjet e rregullta do të mbahen më 9 shkurt 2025. Ky njoftim vjen pas një periudhe diskutimesh me partitë politike lidhur me datën e saktë të zgjedhjeve. “Urime”, ka shkruar Osmani. “Zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur datën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend.
Zgjedhjet e rregullta do të mbahen më 9 shkurt 2025. Ky njoftim vjen pas një periudhe diskutimesh me partitë politike lidhur me datën e saktë të zgjedhjeve.
“Urime”, ka shkruar Osmani.
“Zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahen më 9 shkurt 2024”, thuhet në dekretin e presidentes.
Në dekretin e nënshkruar të premten, Osmani ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të organizuar dhe mbajtur zgjedhjet
Ndërkaq, këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina, ka ofruar një sqarim të detajuar mbi vendimin e Presidentes për të caktuar 9 shkurtin 2025 si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare.
Në Facebook, Kupina theksoi se ky vendim ka ardhur pas një shqyrtimi të kujdesshëm të të gjitha rrethanave dhe konsultimeve të thelluara.
” Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 9 shkurtin e vitit 2025, datë të mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta për Kuvendin e Kosovës.
“Presidentja, do të kërkojë që në veçanti të monitorohet aspekti i barazisë gjinore, si në kohë fushate (debatet, pjesëmarrja, buxhetimi, dhuna virtuale, etj), ashtu edhe në ditën e zgjedhjeve. Përgjatë takimeve, Presidentja vazhdimisht ka potencuar që duhet te ketë kohë të mjaftueshme që të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura edhe për votimin e mërgatës në përputhje me ligjin e ri.















