Vendosen postera me fotografitë e Aurona Pelajt në rrugët e qytetit
Anëtarja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Teutë Rrusta, i ka publikuar disa fotografi të infermieres Aurona Pelaj, të vendosura në rrugët e qytetit. Rrusta ka thënë se ky veprim është i padrejtë dhe persekutues. “Nuk mundem në asnjë mënyrë të pajtohem me këtë formë ndëshkimi publik. Ky është persekutim. A mundet thirrja për drejtësi të tingëllojë […]





Anëtarja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Teutë Rrusta, i ka publikuar disa fotografi të infermieres Aurona Pelaj, të vendosura në rrugët e qytetit.
Rrusta ka thënë se ky veprim është i padrejtë dhe persekutues.
“Nuk mundem në asnjë mënyrë të pajtohem me këtë formë ndëshkimi publik. Ky është persekutim. A mundet thirrja për drejtësi të tingëllojë kështu? Asesi jo. Një qasje e tillë as nuk i ndihmon viktimës. Për më tepër krejt ngjarja është përcjellë me pamje të viktimës, aspak etike”, ka thënë ajo.
Vajzës nga Peja, Aurona Pelaj, e cila shihet në video teksa e godet një grua të moshuar në fytyrë dhe në bark, të mërkurën i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata e Pejës.




















