Vendoset gurthemeli i shkollës në Kamenicë, ndërtimi i saj pritet të përfundojë brenda 3 viteve

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se me kryeministrin Kurti kanë vendosur gurthemelin e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Fan Noli” në Kamenicë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se me kryeministrin Kurti kanë vendosur gurthemelin e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Fan Noli” në Kamenicë.

“Projekti i kësaj shkolle përfshin një sipërfaqe prej 5,088.63 m², dhe vlera e objektit është 1,694.452.62 euro. Ndërtimi i shkollës pritet të përfundojë brenda 36 muajve”, njofton Nagavci.

Ministrja Nagavci ka thënë se është simbolik fakti që pikërisht nisja e punimeve të shkollës “Fan Noli” përkon me shënimin e ditës së humbjes së “këtij Rilindasi të shquar”.

Minsitrja Nagavci vendos gurthemelin e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Fan Noli” në Kamenicë

“Është krenari që kjo shkollë mban emrin e tij, dhe njëkohësisht na forcon besimin se këto nxënëse e nxënës do të japin kontribut po aq të çmuar për vendin”, ka shtuar Nagavci.

Nagavci ka theksuar se infrastruktura arsimore është parakusht për zhvillimin e ambienteve miqësore për fëmijët, dhe i kontribuon mësimdhënies së avancuar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika