Vendoset gurthemeli i shkollës së re në lagjen “Mati 1”

Sot është vënë gurthemeli i shkollës së re në lagjen “Mati 1”, shkollë kjo e cila do të jetë me kapacitet për mbi 700 nxënës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një njoftimi në “Facebook”, ka bërë të ditur se kryeqytetit po i shtohet edhe një shkollë.

“Në kuadër të investimeve dhe transformimit të vazhdueshëm në arsim, sot, së bashku me nënkryetaren dhe drejtoren për Arsim, Jehona Lushaku Sadriu, vendosëm gurthemelin e shkollës së re në lagjen ‘Mati 1’” shkruan Rama.

Siç njofton Rama, kjo shkollë do të jetë me kapacitet për mbi 700 nxënës, si dhe do të ofrojë kushte mësimore të standardeve evropiane.

“Do të lehtësojë ngarkesën në shkollat ‘Ismail Qemajli’ dhe ‘Pavarësia’, duke ofruar kushte mësimore të standardeve evropiane për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë.”

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika