Venecia pritet të votojë për vënien e taksës 5-euroshe për turistët

Qyteti italian Venecia pritet të miratojë një vendim për vendosje të taksës prej 5 eurosh për vizitorët, me qëllim të kontrollimit të turizmit

Qyteti i Venecias

Qyteti italian Venecia pritet të miratojë një vendim për vendosje të taksës prej 5 eurosh për vizitorët, me qëllim të kontrollimit të turizmit.

Të gjithë vizitorët mbi moshën 14-vjeçare do të duhen të paguajnë këtë shumë dhe ta rezervojnë paraprakisht hyrjen në qytet.

Anëtari i Këshillit të qytetit për Turizëm, Simone Venturini, ka thënë se pagesa do të vlejë gjatë pikut të sezonit turistik, vitin e ardhshëm.

“Venecia është ndër qytetet më të vizituara evropiane, dhe vuan më së shumti nga turizmi i tepërt”, ka thënë ai.

Shkalla e lartë e turizmit konsiderohet çështje urgjente për qytetin.

Venecia shtrihet vetëm në 7.6 kilometra katrorë, mirëpo atë e kanë vizituar gati 13 milionë turistë më 2019, sipas Institutit Kombëtar italian për Statistika.

Numri i vizitorëve pritet t’i tejkalojë shifrat e parapandemisë në vjetët në vijim.

“Synimi ynë është që të kemi turistë që zgjedhin ditët për vizitë jashtë pikut të sezonit”, ka thënë Venturini.

“Dëshirojmë ta testojmë taksën, dhe nëse ka nevojë, ta përmirësojmë. Ne nuk mund të diskutojmë edhe 40 vjet për të mësuar mënyrën më të mirë”.

Më herët gjatë vitit, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Kulturë (UNESCO) ka thënë se qyteti duhet të shtohet në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik, pasi ndryshimet klimatike dhe turizmi masiv kërcënojnë dëmtim të pariparueshëm.

Sipas shifrave të autoriteteve, në Venecia aktualisht janë 49.693 shtretër për turistë dhe 49.308 shtretër për banorë – që nënkupton se shtretërit për turistë i tejkalojnë ata për vendasit./REL

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika