Vepra e Warholit për Simpson pritet të shitet deri në 500 mijë dollarë

300 mijë deri në 500 mijë dollarë është vlera e Portretit të O.J Simpson nga Andy Warhol duke u ofruar për shitje si pjesë e veprave të shekullit XX, në Ditën së Artit Bashkëkohor

Portreti i O.J. Simpson nga Andy Warhol është duke u ofruar për shitje si pjesë e veprave të shekullit XX, në Ditën së Artit Bashkëkohor, në shtëpinë e ankandeve “Phillips” këtë muaj, me një vlerësim paraprak që shkon prej 300 mijë deri në 500 mijë dollarë.

O.J. Simpson ishte një nga 200 portretet që Warhol i kishte bërë pjesë te “Seria e Atletëve”, ku përfshiheshin edhe portrete të sportistëve si Muhammad Ali, Kareem Abdul-Jabbar dhe Dorothy Hamil.

E porositur nga koleksionuesi i Warholit, Richard Weisman, portreti i përkiste një serie të atletëve të cilët ishin duke u bërë çdo ditë e më shumë si të famshmit që Warhol gjithmonë i kishte adhuruar.

Në kohën kur portreti ishte bërë, Simpson ishte 20 vjeç dhe në rrugën për t’u bërë një nga vrapuesit më të mirë të të gjitha kohërave.

Ai luajti për “Buffalo Bills”, por pas një lëndimi më 1977, vetëm disa javë pasi ishte fotografuar nga Warhol sezoni i tij u shkurtua dhe vitin tjetër ai u bë pjesë e “San Francisco 49ers”.

Po të njëjtin vit ai u njoftua me Nicole Brown. Ata ishin të martuar gjatë viteve 1985-1992, dy vjet pas divorcit të saj me Simpson, Brown u vra.

Simpson u lirua nga akuzat për vrasjen e Brown-it dhe të mikut të saj Ronald Goldman, por më vonë u konsiderua përgjegjëse për të dy vdekjet nga një panel i gjykatës civile në Kaliforni.

Printimi i mëndafshtë e paraqet Simpson-in që shikon kokë më kokë nga shikuesi dhe një lulëzim shtesë në akrilik e tregon Simpson-in duke mbajtur një top futbolli. Warhol dhe Simpson të dy u nënshkruan në pjesën e pasme të veprës.

Ditën që Simpson u shfaq për fotografinë e tij në një dhomë moteli në Buffalo, ai erdhi pa fanellën e tij dhe pa top dhe Warhol duhej të përpiqej të gjente një të tillë. Warhol bëri më shumë se 45 polaroidë të yllit të futbollit përpara se ata të ndanin rrugët.

Portreti ishte i ekspozuar së bashku me të tjerët nga seria e ekspozitës “Atletët nga Andy Warhol” në Muzeun e Arteve të Bukura te Virgjinias, “Richmond” më 1978.

Më vonë portreti gjeti veten në muzeun “Pro Football Hall of Fame in Canton”, Ohio. Sipas portalit “Bloomberg”, një zëdhënës pretendoi se portreti nuk u shfaq kurrë.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika