“Veprim jo i duhur nëse nuk është marrë ndonjë sinjal nga shtetet e BE-së”

Kështu e ka komentuar analisti i çështjeve politike, Arbnor Sadiku, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Pra, sipas tij nëse aplikimi është bërë pa marrë ndonjë sinjalizimin nga aleatët kryesore të BE atëherë është veprim jo i duhur.

Por, nëse është e kundërta, atëherë sipas Sadikut shteti kosovar ka bërë mirë që ka aplikuar.

Kosova aplikoi të enjten për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ceremonia u mbajt në ndërtesën e Qeverisë çeke në Pragë, ndërsa dokumentin e aplikimit e pranoi ministri për Çështje Evropiane i Çekisë, Mikulash Bek.

“Pikë se pari ne duhet të kishim një konfirmim nga aleatët kryesor të BE, që i ka Kosova, sic është Gjermania, Holanda, Franca dhe vendet e tjera më ndikim që janë në BE se ka garantë që kjo çështje të vendoset në agjendë. Dhe nëse kjo garanc ka ekzistuar Kosova ka bërë mirë që ka aplikuar, në të kundërta nëse nuk ka pasur një garanci të tillë Kosova, dhe kjo kërkesë ka kryeneç dhe të pakoordinuar me ndërkombëtarët do të ishte një humbje dhe bllok i Kosovës në aspektin e politikës ë jashtme dhe integrimeve evropiane në përgjithësi”, ka thënë Sadiku në emision “Five” në RTV Dukagjini.

Gjithashtu sipas Sadikut aplikimi nuk është një veprim i duhur pasi është bërë paralel me procesin e liberalizimit të vizave, e kjo mund të jetë sfiduese për Kosovës.

“Kisha më thanë që veprim (aplikimi për në BE) i cili është paralel me liberalizim e vizave, dhe mendoj që nuk ka qenë në momentin i duhur për faktin se Kosova është duke tentuar të fitojë liberalizmin e vizave pas procesit që ka ndodhur më përmirësimin  kushteve teknike dhe politike. Dhe shkuarja në të njëjtën kohë me dy procese paralele karshi këtij kërkesave të Unioni Evropian është paksa sfiduese, kërkesa e Kosovës është e drejtë në kuptim legal dhe formal, por pastaj nëse kjo nuk arrihet të futet në agjende dhe ne të marrim dritën e gjelbërta dhe të vazhdojmë me hapjen e negociatave për të fituar pas një periudhe një dekadash statusin e kandidatit për anëtarësim në BE do të jetë një humbje e jashtëzakonshme ne kuptimin e diplomatik dhe fitorja e armiqve të Kosovës, dhe veçanërisht të Serbisë dhe 5 vende që nuk e kanë njohur pavarësinë Kosovës”, ka shtuar Sadkiu.