“Veprimet e dhunshme në veri janë të orkestruara nga Serbia”
“Veprimet e dhunshme në veri janë të orkestruara nga Serbia”, kështu ka vlerësuar ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Më tej, Hoti ka theksuar se qytetarët serb në veri të Kosovës janë duke u keqpërdorur nga Serbia për të krijuar tensione kurdo që i nevojitet Serbisë. “Jam i sigurt se ata qytetarë nuk dëshirojnë të jetojnë […]





“Veprimet e dhunshme në veri janë të orkestruara nga Serbia”, kështu ka vlerësuar ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Më tej, Hoti ka theksuar se qytetarët serb në veri të Kosovës janë duke u keqpërdorur nga Serbia për të krijuar tensione kurdo që i nevojitet Serbisë.
“Jam i sigurt se ata qytetarë nuk dëshirojnë të jetojnë e t’i rrisin fëmijët në një ambient ku tensionet mund të ngriten kurdo sipas direktivave politike”, ka deklaruar Hoti.
“Dhuna nuk duhet toleruar, as në veri dhe askund tjetër. Por, institucionet e sigurisë të Kosovës duhet të përgjigjen me kujdes dhe vendosmëri ndaj veprimeve të dhunshme, gjithmonë në koordinim me aleatët që janë të përfshirë në çështjet e sigurisë në Kosovës”, ka shtuar ai.
Tutje Hoti, ka theksuar se institucionet e Kosovës, duhet të kenë veprime të koordinuara që të parandalohen tensionet në veri të vendit.
“Sepse nuk i konvenon shtetit të Kosovës dhe as komunitetit serb në ato komuna. Një gjendje e tensionuar atje i konvenon vetëm Serbisë”, ka përfunduar ai.




















