Veprimet e Listës Serbe, viktimizim në sy të ndërkombëtarëve

Veprimet e Listës Serbe dhe kërcënimi për rrëzimin e Kryeministrit Albin Kurti nga qeveria, nga njohësit e politikës thuhet se janë veprime të presidentit Serb, Aleksandër Vuçiq

Ilustrim

Zhvillimet në veri, riaktualizuan kundërshtimet e vazhdueshme të Listës Serbe për qeverinë.

Kontestimi i vendimeve e deklaratat kontradiktore, kanë vazhduar të vijnë nga subjekti politik që udhëheq në shumicën e komunave të banuara nga serbët në Kosovë.

Madje, nepërmjet një komunikate shprehen hapur qëndrimin se interesimi i tyre është rrëzimi i qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Për analistin Belgzim Kamberi, krejt këto veprime të Listës Serbe, janë të derigjuara nga Beogradi.

“Veprimet e fundit të Listës Serbe janë të bashkërënduara dhe të dirigjuara nga Beogradi zyrtar. Dhe kohëve të fundit, strategjia politike dhe veprimet e Listës serbe dhe Beogradit janë viktimizimi dhe tendenca për t’i paraqitur serbët e Kosovës si të rrezikuara nga qeveria e Kosovës”, ka thënë Kamberi.

E së fundmi, kjo parti ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me qeverinë e Kosovës, pasiqë ata konisderojnë se kreu I saj po punon kundër interesave të popullit serb në Kosovë.

Mirëpo, Profesori Bujar Dugolli thotë se Listën Serbe e pengon zbatimi i plotë i ligjeve të Kosovës në komunat veriore.

“Janë militantë, janë ekstremist që nxitën nga Beogradi, nga strukturat paralele dhe grupet kriminale të cilat deshriojnë të mos kenë rend dhe ligj dhe të vazhdojnë kontrbantën dhe trafikimin sikurse i kanë bërë deri më tani dhe qeveria e Kosovës duhet të jetë e gatshme që një gjë të tillë të mos e lejojë”, ka thënë Dugolli.

Së fundi, kryetari i Listës serbe, bashkë me 4 kryetarët e komunave të veriut, takuan komandantin e KFOR-it në Kosovë, duke u ankuar për vendimet e fundit të qeverisë, që për ta ishin të njëanshme.

Ditë më parë Ambasadori Amerikan Jeff Hovenier, i shkoi në zyrë ministrit Goran Rakiq, takim ky që erdhi pas zhvillimeve në veri, por edhe pas një deklarate në mbrojtje të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Rakiqit, Hovenier i’a rikujtoi edhe njëherë qëndrimin amerikan për Radoiçiqin, i sanksionuar me vendim të Departamentit amerikan të Thesarit.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika