Ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë shprehur kritika ndaj Gjykatës Speciale Zyrës së Prokurorit të Specializuar, duke eakuzuar për veprime të njëanshme dhe të ngjashme me ato të regjimit serb.

Në emisionin FIVE të Dukagjinit, kryetari i OVL e UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, ka thënë se arrestimi i figurave të njohura si ish-komandanti i UÇK-së, Isni Kilaj, ish-drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj, ish-ministri Hajredin Kuçi, dhe Fadil Fazliu, është dëshmi e një qëndrimi politik të gjykatës ndaj luftës së UÇK-së dhe udhëheqësve të saj.

“Kjo gjykatë është duke bërë padrejtësi të madhe. Kur ndalet e logjikon me gjakftohtësi e sheh se në këtë gjykatë është presidenti i Kosovës, kryeparlamentari, kryeministrit, ministri i Drejtësisë tash pas bastisjes së tij dhe shefi i AKI-së. Krejt shteti është i burgosur në Hagë. Ne si organizatë kemi thënë që kjo gjykatë është e njëanshme, pasi dënohen vetëm shqiptarët gjoja se krim të luftë,s të cilat nuk i akne bërë. Dhe me fakte të fabrikuara  edhe në Serbi. Ato ndodhën edhe me gjithë ato dëme që iu dolën nga gjykata mirëpo dështimin saj ajo po ë bën më këtë spektakël, që ndodhi edhe sot. .. njëjtën Serbia e bejkë përpara me automjete e autoblinda me frikësu popullatën”,

Kryeziu deklaroi se “veprimet e ZPS-së janë të njëjta me ato të regjimit serb”, duke theksuar se metodat e përdorura për arrestimet dhe bastisjet janë të panevojshme dhe të tepruara

Veprimet e ZPS-së janë të njëjta me ato të Serbisë që kanë qenë përpara, duke i frikësuar. Sepse askush nuk ka frikësuar dëshmitar deri tash dhe nuk i ka shmang. Me një thirrje ai do të kishte shkruar atje. Sepse Isni Kilaj ka qëndruar në familje, më një thirrje do të shkonte. Më 5-6 automjete kanë shkuar në orët e hershme të mëngjesit”, ka thënë Kryeziu.

Ndërsa ish-eprori i UÇK-së. Pren Marashi shtoi se çdo proces gjyqësor që lidhet me luftën e UÇK-së duhet të jetë maksimalisht transparent, ndërsa kritika u drejtua edhe ndaj seancave të mbyllura dhe dokumenteve të redaktuara nga Specialja.

Sipas tij, arrestimet e fundit me forca të shumta policore janë një përpjekje për të degraduar luftën çlirimtare dhe për të frikësuar ish-ushtarët.

“Çdo drejtësi që ka të bëjë me luftën e UÇK-së, nga e cila edhe erdhi liria, fal bashkëpunim me forcat ndërkombëtare. Duhet të jetë sa më transparencë, janë thirrur në transparencë. Ju e dini se gjati gjithë fillimi i gjykimeve, të gjitha gjykimet janë të redaktuar, të fshehura për publikun dh asgjë nuk bëhet publike. Pastaj arrestimi i njerëzve me forca të shumta policore, sikur të ishte gjende luftë, ushtarët e UÇK-së nuk i frikësohen askujt, nuk i janë frikësuar as armikut e lërë më një gjykatë të njëanshme, e cila politikisht ka të bëjë me degradim edhe të luftës e udhëheqësve të saj”, ka thënë Marashi në FIVE të Dukagjinit.