“Vërejtje nen për nen”, AAK përfundon mbledhjen për draftin e Asociacionit
Ka përfunduar tashmë mbledhja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) në lidhje me draftin zyrtar të Asociacionit. AAK-ja përmes një komunikate ka njoftuar se në këtë mbledhje janë shprehur shqetësimet për përmbajtjen e draftstatutit të Asociacionit. “Kryesia e AAK-së sot ka zhvilluar një diskutim me tone shumë kritike për draft-statutin e Asociacionit. Janë shprehur […]
Ka përfunduar tashmë mbledhja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) në lidhje me draftin zyrtar të Asociacionit.
AAK-ja përmes një komunikate ka njoftuar se në këtë mbledhje janë shprehur shqetësimet për përmbajtjen e draftstatutit të Asociacionit.
“Kryesia e AAK-së sot ka zhvilluar një diskutim me tone shumë kritike për draft-statutin e Asociacionit. Janë shprehur shqetësimet për përmbajtjen e tij, veçanërisht për referimin në Rezolutën 1244, komisionin e arbitrazhit, si dhe raportin paralel të Asociacionit me institucionet e pushtetit qendror”, thuhet në komunikatën e AAK-së.
Ndër të tjera, në komunikatë thuhet se komentet e AAK-së me vërejtjet nen për nen do të publikohen në ditët në vijim.
Ndryshe, takimi i paralajmëruar i presidentes Vjosa Osmani me liderët e opozitës, siç ka mësuar Dukagjini, pritet të mbahet në fund të javës së ardhshme.















