Kjo veturë po kalon zakonshëm në këtë urë tek Kërshi i Dudës në veri të Mitrovicës.

Por as kjo e asnjë veturë tjetër, këtë rrugë nuk kanë mundur ta përshkojnë deri një natë më parë.

Këto shenja e kjo rrëshqitje dheu janë tregues se të martën që lamë pas, me forcë janë larguar barrikdat e fundit të djegura në këtë lokacion.

Këtë operacion në mënyrë paqësore e kryen forcat e KFOR-it.

Pak më tutje në Lagjen e Boshnjakëve, situata më e qetë e barrikadat e larguara nuk kanë bërë që edhe patrullat e policisë të largohen.

Ato po vazhdojnë të qendrojnë rrugëve të veriut ani pse vërehet se prezenca e forcave ndërkpmbëtare ka rënë ndjeshëm.

Ironia që fort i frustron shqiptarët e veriut, është kjo pamje në këtë lagje të banuar me shumicë shqiptare.

Këta në radhë, të gjithë janë serbë të Kosovës, që ndihmën sociale e marrin nga Serbia, teksa qytetarët shqiptarë  prapa kamerës, thona se për të qenë përfitues i një ndihme të tillë në shtetin e Kosovës, vendosen kushte të tilla që ua bëjnë të pamundur socialin.

Por, tash kur situata paraqitet më e relaksuar komuna në Mitrovicën e Veriut ka filluar të funksionojë zakonshëm.

Skender Sadiku kryesues i Kuvendit Komunal thotë se shërbimet po ofrohen për qytetarët e të gjitha nacionaliteteve me të gjithë kapacitetet.

Por, në terren ka akoma ngjarje problematike.

Për  një tillë ka njoftuar vetë mëngjesin e sotëm një qytetar serb, që thotë se i është sulmuar vetura gjatë natës, për cka fajtor e le Milan Radojçiqin, që është edhe nënkryetar i Listës Serbe.

I njejti është në arrati dhe në kërkim nga institucionet e Kosovës.

Ndërkohë, për në pikën kufitare në Jarinje tash e disa ditë në rrugë qarkullohet normalisht, ku në disa pika statike vazhdojnë të qëndrojnë forca të sigurisë.

Fillimisht njistet e policisë së Kosovës e pak kilometra më poshtë Kfori Amerikan.

Misioni paqëruajtës i NATO-së në Kosovë, në këtë zonë vëzhgime po bënë edhe nga ajri përmes helikopterëve.

Tutje shumë pak metra pranë pikës kufitare, ku tashmë është i vendosor edhe stacioni policor, në gatishmëri 24 orëshe janë njësitet Speciale të Kosovës.

E në këtë pikë kufitare gjatë së mërkurës pati qarkullim më të madh.

Nga ana tjetër Eulex në një përgjigje për Televizionin thonë se mirëpresin depërshakllëzimin e tensioneve në veri, megjithatë vazhdojnë të jenë të vedijshëm për situatën e brishtë.

“Situata e sigurisë në veri të Kosovës mbetet e brishtë, pasi vakumi i sigurisë dhe sundimit të ligjit të krijuar pas dorëheqjes së policëve, prokurorëve, gjyqtarëve dhe stafit mbështetës serb të Kosovës po vazhdon. Përveç patrullave të zbulimit, këshilltarët e lartë policor të EULEX-it në veri janë të bashkëvendosur me Drejtorinë e Rajonit Veri të Policisë së Kosovës dhe ofrojnë këshilla dhe mbështetje për Policinë e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Barrikadat e vendosura në komunat veriore nga grupet kriminale serbe kishin qëndruar per 20 ditë duke bllokuar kështu disa rrugë dhe pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.