Veriu i Kosovës, policia e pranishme në stacione por jo nëpër rrugë
Kanë dhënë dorëheqje para disa ditësh por kanë harruar gjërat personale. Dy punonjëset serbe që nuk dihet çfarë pozita mbanin po përkujdesen që të marrin edhe nxehësen elektrike me vete. Përpos për vizita të tilla komuniteti serb e ka bojkotuar tërësisht punën në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. Situatë e njëjtë mbretëron edhe në objektin përballë, […]
Kanë dhënë dorëheqje para disa ditësh por kanë harruar gjërat personale.
Dy punonjëset serbe që nuk dihet çfarë pozita mbanin po përkujdesen që të marrin edhe nxehësen elektrike me vete.
Përpos për vizita të tilla komuniteti serb e ka bojkotuar tërësisht punën në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Situatë e njëjtë mbretëron edhe në objektin përballë, stacionin kryesor të Policisë për Rajonin e Mitrovicës Veriore.
Aty është zëvendësuar tërësisht stafi me policë që vijnë për çdo ditë nga pjesa jugore.
Në stacione janë zëvendësuar por në terren janë më pak të pranishëm.
Zyrtarisht policia nuk ka treguar sa policë janë zëvendësuar dhe a po patrullojnë normalisht, por kanë bërë të ditur se janë shqiptuar 1400 qortime për targa ilegale.
“Po ashtu janë dhënë njoftimet se pas dorëheqjeve në mungesë të personelit dhe kapaciteteve të mjaftueshme policore në veri, do të rriten gradualisht kapacitetet policore me zyrtarë të rendit publik, në numër të mjaftueshëm duke u bazuar në nevojat dhe vlerësimet operacionale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në qytet tani vërehet mungesa e policisë por një gjë e tillë është e zakonshme në në lagjen Kroin e Vitakut. Shqiptarët e kësaj zone ndonëse jo para kamerës, thanë se Policia ka vite që nuk duket në këto vendbanime. Pas dorëheqjes së fundit uniforma e forcave të rendit nuk duhet as në lagjen e boshnjakëve.
“Prej të hënes nuk po shohim as policë, as me vetura rrugës por as në këmbë që ecin sikurse në të kaluarën”, thotë Fetije Pirqi, banore e lagjes së boshnjakëve. Pirqi thotë se përvoja e së kaluarës është kthyer në ankth për ta.

Po kaq e shqetësuar me gjendjen e krijuar në këtë lagje shprehet edhe Adelina Muja.
“Unë ka një javë që po e vërej, sidomos te banorët këtu edhe te serbët edhe shqiptarët njëfar parapërgatitje e frikës. Por frika ka qenë e pranishme edhe më herët”, deklaroi për RTV Dukagjinin ajo. Përpos sigurisë ajo thotë se edhe në biznes është vërejtur ndikimi i situatës së krijuar në këtë zonë.

“Unë ka një javë që po e vërej, sidomos te banorët këtu edhe te serbët edhe shqiptarët njëfar parapërgatitje e frikës. Por frika ka qenë e pranishme edhe më herët”, deklaroi për RTV Dukagjinin ajo. Përpos sigurisë ajo thotë se edhe në biznes është vërejtur ndikimi i situatës së krijuar në këtë zonë.
Përpos punëve gjatë ditës ato thonë se natën i kanë reduktuar daljet nëpër rrugë. Jo që janë të kërcënuara këto ditë por nuk ndjehen të sigurta.















