Veriu i qetë në pritje të zhvillimeve në Ohër

Komunat veriore të Kosovës vlerësohet se do të përfitonin më së shumti nga një normalizim i plotë i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë ditës kur kishte shumë zhvillime në Ohër, situata e sigurisë në veri ka qenë e qetë

Veriu i Kosovës nuk është ndikuar të shtunën nga zhvillimet që ndodhën në Ohër. E gjithë dita ka kaluar sikur një fundjavë e zakonshme.

Kjo pjesë e Kosovës, sipas asamblistit në Mitrovicë të Veriut, Skënder Sadiku, do të përfitonte më së shumti nga një normalizimi i raporteve.

“Shpresoj dhe besoj që me normalizim të raporteve, përfituesit më të mëdhenj të këtij normaliteti do të jenë komunat veriore, posaçërisht edhe komuna jonë e cila veçse po kalon kushtimisht të themi edhe atë testin e fundit të demokracisë, shpresoj që të kalojmë me sukses dhe do të kthehemi të merremi me gjëra normale, me gjëra ditore, të cilat për një qytetar të Prishtinës, Beogradit, por edhe Ohrit dhe të Brukselit janë gjëra të vogla, kurse për neve janë gjëra shumë të mëdha”, ka theksuar Skënder Sadiku – Asamblist në Mitrovicë të Veriut.

E deri tek një marrëveshje përfundimtare, gazetari Branislav Kërstiq vlerëson se nuk ka mbetur edhe shumë kohë.

“Besoj që në vitin e ardhshëm do t’i kemi çështjet e përfunduara, deri në shtator të vitit të ardhshëm, sepse e dijmë që në nëntor janë zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara… Më duhet që është koha e fundit që me siguri marrëveshja bëhet në interes edhe të qytetarëve te shtetit të Serbisë, që do të thotë që kjo marrëveshje afron shtetin e Serbisë me apliku me apliku për Bashkim Evropian”, ka thënë Branislav Krstic – Analist.

Çdo zhvillim në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, e ndjekë me vëmendje Bajram Qerkini, që drejton një organizatë për të pagjeturit.

Ai thotë se dëshirojnë që çështja e tyre të trajtohet me një pikë shtesë në Planin Evropian.

“Është kërkuar që të jetë një nen i veçantë për personat e pagjetur, që të jetë ligji i personave të pagjetur, jo një nga pikat, por të jetë e veçantë për personat e pagjetur. Nëse do të kaloj ose jo, varet nga delegacioni i Republikës së Kosovës, të cilët duhet të vendosin kusht që çështja e personave të pagjetur duhet ta kenë nenin e veçantë, e jo nenin e gjashtë ku përëzihet me politikë”, ka theksuar Bajram Qerkini – Organizata “Zëri i Prindërve”.

Para më shumë se një viti, marrëveshja për të pagjeturit ishte afër të arrihej.

Megjithatë, zhvillimet politike që ndodhën më pas dhe mospajtimi rreth termit persona të pagjetur, bënë që dakordimi të dështoj.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika