Veriu i qetë të martën, më pak protestues para komunave

Situatë e qetë ka qenë sot gjatë ditës në komunat veriore të Kosovës ku tash e 12 ditë po protestojnë qytetarët serbë, kundër kryetarëve shqiptarë. Protestuesit ishin në numër më të vogël, ndërsa pati edhe më pak ushtarë të KFOR-it. Madje këta të fundit gjatë ditës u përfshin edhe në aktivitete të protestuesve serb

Telat gjembor që kishin qëndruar këtu për më shumë se 10 ditë tashme janë larguar nga vet ata qe i vendosen, ushtarët e KFOR-it.

Të martën, në Zveçan janë vërejtur edhe më pak protestues në numër në krahasim me ditët e kaluara, të cilët po qendrojnë në afërsi të objektit të komunës.

E, ndryshe nga ditët e tjera, aty munguan zyrtarë të Listës Serbe.

Edhe pjesëtarë të KFOR-it pati më pak.

Ndërkohë në Leposaviq qytetarët protestues gjatë të martës janë marrë edhe me aktivitete.

Shahu e futbolli ishin atraksionet e ditës së sotme për ta.

Madje disave iu bashkuan edhe ushtarë të misionit të NATO-s.

Edhe këtu kishte më pak protestues.

Në objekt u fut edhe një veturë me targa të Policisë së Kosovës e cili barte persona që kujdesen për higjenen sanitare të objektit.

E, gjendja po vëzhgohej edhe nga ajri.

Si asnjëherë më parë gjatë protestave të komunitetit serb, protestuesit në Leposaviq të martën u larguan rreth orës 15:00.

Ndryshe, në objektin e komunës së Leposaviqit që nga 26 maji gjendet akoma kryetari Lulzim Hetemi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika