Veriut pritet t’i shtohet një tjetër stacion i njësisë speciale të Policisë së Kosovës

Në Koshtovë të Leposaviqit ka filluar renovimi i një objekti i cili po ruhet nga Policia e Kosovës, mbi të po valon flamuri i Policisë së Kosovës për cka po dyshohet se do të jetë stacion Policor i këtyre të fundit. Banorët thonë se me praninë e Policisë në atë anë kanë filluar të ndihen më të sigurt

Ilustrim

Kjo rrugë e Komunës së Leposaviqit, të shpie drejt tre fshatrave të banuara me shqiptarë.

Rruga e gjatë për të arritur atje të jep përshtypjen se zona atje është e braktisur.

Megjithkëtë, atje vazhdojnë të jetojnë familje shqiptare nga Koshtova, Bisrica e Ceraja.

“Ky objekt gjendet në Koshtovë të Vllahisë së Leposaviqit. Tash e 5 ditë ky objekt po ruhet nga Policia e Kosovës. Këto masa të shtuara të sigurisë duket se janë paraprirje para se këtu të vendosen Njësitet speciale të Policisë së Kosovës”.

Koshtovë të Vllahisë së Leposaviqit

Të paktën, flamujt e Policisë dhe Kosovës të vendosur në këtë objekt tregojnë për një mundësi të tillë.

RTV Dukagjini ka pyetur Policinë për ta konfirmuar një gjë të tillë, por ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.

Ky objekt është ndërtuar para rreth 7 vjetësh, por për krejt një tjetër funksion.

Brenda tij kanë mbetur disa paisje të një qendre mjekësore, por që nuk është funksionalizuar asnjëherë për këtë qëllim.

Përshtypjen se ky objekt po përgatitet për tu kthyer në stacion policor, e kanë edhe banorët e këtyre fshatrave.

Amat Musa nga Koshtova thotë se prej kur kanë parë se në atë anë po qëndrojnë policë të Kosovës ndihen  më të sigurt.

Amat Musa nga Koshtova

“Tash na e kanë pru Policinë këtu, policinë tonë, jemi të kënaqur me ta. Shumë kohë kemi rujtë edhe vetë edhe jemi kujdes vetë, tash kanë ardhë policia, Kfori Amerikan po sillen, mos na lashtë zoti pa Kforin Amerikan. E tash këtu ka mu bë stacion se duhet me u ba”, ka thënë Musa.

Se andej nuk ka pasur siguri të plotë asnjëherë e thotë edhe Jetish Halili, banor i Cerajës.

Jetish Halili, banor i Cerajës

Pavarësisht kësaj dhe faktit që shumë fqinjë të tij kanë braktisur fshatin, ai thotë se s’ka ndërmend ta largohet.

“Siguri në çdo hap nuk ndjejmë siguri aspak, por me ndihmën e Natos, Kfori dhe Njësia jonë Speciale kur po janë këta këndej, ne po ndihemi të sigurt. Unë se kam njet me lëshue, ndaq të bëhet luftë, ose çkado. Le t’më mbysin. Kemi prit edhe kemi shpresu gjithë me ardhë një stacion policer këtu, këto tri fshatra me ditë ku jemi dhe me pasë mbrojtje prej tyre“, ka theksuar Halili.

Ndërkaq në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak, punimet në stacionin e ri të policisë kufitare janë në përfundim.

Krahas kësaj, praninë dhe patrullimin në këtë zonë e kanë shtuar së fundmi Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës si dhe trupat e KFOR-it.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika