Vërshime në Mitrovicë, në Vaganicë uji ka depërtuar brenda shtëpive

Reshjet e shijut që kanë filluar nga mbrëmë kanë qenë shkaktarë që në disa komuna të Kosovës të ketë vërshime. Një gjë e till ka ndodhur dhe në Mitrovicë. Atje në fshatin Vaganicë, lumi ka dalur nga shtrati duke bërë që uji të depërtojë brenda shtëpive

Vërshimet në Mitrovicë

Mëngjesi i së dielës nuk ishte i zakonshëm për banorët e Fshatit Vaganicë të Mitrovicës.

E gjithë kjo tokë pjellorë u vërshua nga reshjet e shumta të shiut.

Mos rregullimi i lumit, është shkas që ky fshat çdo herë që ka reshje shiju, të ballafaqohet me përmbytje.

Ndërkohë, kjo është hera e tretë që Islam Rexhepit, uji i ka depërtuar brenda shtëpisë.

“Komuna një herë është ardh e ka bërë hapjen e lumit por nuk është bërë zgjidhje. Gjithmon po kemi telashe më këto edhe kanalizimi është hy brenda. Familjarët i kom largu. Komplet katin e parë e ka marr uji. Është problem se s’mundemi çdo vit me investu ka pesë mijë euro në shtëpi”, ka thënë Rexhepi.

Se gjendja është bërë e padurushme, e thotë edhe një banor tjetër.

“Zakonisht kjo ndodh në pranverë gjithë. Po kanë ardh ekipet emergjente me mëngjes. Problemin na e kemi gjithë, i punojmë bashqet por shiju po na i demton”, ka theksuar Hasani.

Për të monitoruar gjendjen, në këtë fshat po qëndron Policia e Kosovës, derisa nga afër gjendjen e ka përcjellur edhe i pari i Mitrovicë, Bedri Hamza.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika