Vërshime në Pejë pas reshjeve të dendura të shiut
Reshjet e mëdha të shiut që ranë të dielën kanë shkaktuar vërshime në qytetin e Pejës, duke përmbytur disa rrugë dhe zona të ulëta. Mediat lokale, përfshirë “Peja në Fokus”, kanë publikuar pamje ku shihet uji duke mbuluar rrugët dhe duke vështirësuar qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve. Reshje shiu janë raportuar edhe në qytetin e […]
Reshjet e mëdha të shiut që ranë të dielën kanë shkaktuar vërshime në qytetin e Pejës, duke përmbytur disa rrugë dhe zona të ulëta.
Mediat lokale, përfshirë “Peja në Fokus”, kanë publikuar pamje ku shihet uji duke mbuluar rrugët dhe duke vështirësuar qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve.
Reshje shiu janë raportuar edhe në qytetin e Ferizajt, por situata më e rënduar është shënuar në Pejë.
Deri në këto momente, Komuna e Pejës nuk ka dalë me ndonjë njoftim zyrtar lidhur me gjendjen aktuale, masat që po ndërmerren ose ndihmën që do t’u ofrohet qytetarëve të prekur.















