Vërshimet lanë pasoja në shkollat në Skenderaj, nesër rinisë mësimi

Dëmet që shkaktoi shiu janë akoma të dukshme në Komunën e Skenderaj. Hiç më mirë nuk janë as shkollat e kësaj komune, për çka nuk u mbajt mësim që nga e premtja. Por, pas intervenimeve nesër pritët që të filloj mësimi në të gjithë Skenderajn

Oborri i dy shkollave në qytetin e Skenderajt kishte marr pamjen e një liqeni natën e vërshimeve.

Uji kishte depërtuar gjithkah e nuk kishte lënë hapësire kalimi. Kjo gjendje nuk është më por ajo la pasoja në këto objekte.

Salla e sportit doli jashtë funksionit, mjetet teknike u shkatërruan e uji që hyri brenda la edhe shenja.

Kjo është shkolla “Hamëz Jashari” të cilën në çdo formë po tentohet ta kthejnë në normalitet.

Drejtori i Arsimit në Skenderaj, Kastriot Duraku tregoi dëmet më të mëdha që bënë vërshimet.

“Kemi dëme më të mëdha nëpër salla të edukatës fizike, janë shkatërruar parketet, rekuizitat sportive, kabinetet, laboratorët që I kemi pas, kompjutërët, gjithashtu edhe inventarët që janë nëpër klasa”, ka deklaruar Kastriot Duraku, Drejtor i Arsimit.

Drejtuesi i dikasterit të Arsimit në Skenderaj po ashtu tha se po tentojnë që mësimi të nis nga e enjtja.

“Besojmë shumë që nesër do të filloj gjimnazi “Hamëz Jashari” dhe “Anton Ceta”. Vetëm në këto dy shkolla nuk ka aktualisht mësim, gjithashtu edhe shkolla në Tushilë. Pas disenfektimit dhe anës teknike besoj shumë që neser fillon mësimi edhe këtu”, ka shtuar ai.

Në gjendje të mjerueshme shiu la edhe shkollën e fshatit Tushilë të Skenderajt.

Oborrin e shkatërroi të tërin ndërsa brenda nuk bëri dhe aq shumë dëme.

“Në shkollë nuk ka mujt me depërtu shumë, fatkeqësisht tash është dëmtu oborri i shkollës, mësimin e ka ndërpre por uji brenda nuk ka mujt me hy në sasi të madhe. Jemi mundu me sanu këtë gjendje pak, oborri i shkollës ka qenë i mbuluar i tëri me rërë e i kemi pastru me bager”, ka thënë drejtori i shkollës, Hasan Ademi.

Në ditët e para të vërshimeve tetë shkolla u mbyllën nga pamundësia e funksionimit normal.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika