Vërshimet, në Gjakovë uji depërton në shkollë, dëmtohen kabinetet

Reshjet e shiut që kanë filluar tash e tri ditë, kanë shkaktuar dëme edhe në Komunën e Gjakovës. Në kabinetet e shkollës së mesme të Mjekësisë ka depërtuar uji e në Komunë thonë se dëme ka pasur edhe në pjesë të tjera të komunës

Shkolla e mesme e mjekësisë "Hysni Zajmi" në Gjakovë pas reshjeve të shiut FOTO: RTV Dukagjini

 





Kamioni i zjarrfikësve ka zënë vend në oborr tash e tri ditë. Me të hyrë brenda objektit, pak të jep përshtypjen se është shkollë.

Këtë pamje e ka marr Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë, ku uji ka depërtuar brenda hapësirave të saj, pas reshjeve të vazhdueshme të shiut ditëve të fundit.

Por, pavarësisht kësaj, kjo nuk është hera e parë që kjo po ndodh këtu.

“Kjo është hera e dytë që shkolla jonë vërshohet nga reshjet e  shiut. Uji nuk vije nga kanalizimet por nga uji nëntokësore. Kjo pjesa është për kabinete dhe laboratore, ka qenë kabineti i fizioterapisë, kabineti i infermierisë dhe dhoma e shëndetit mëndor, të gjitha këto janë jashtë përdorimit. Edhe klasat janë më lagështi dhe është vështirë prej aromës më mbajtë mësim në këto klasë. Nëse vazhdon më ra shi, prapa në podrumi do të mbushet më ujë”, ka deklaruar Gjokë Tahiri – Drejtor i Shkollës “Hysni Zajmi”.

Në ujë sikurse hapësira e shkollës, janë edhe tokat në Komunën e Gjakovës. Nga drejtoria për mbrojtje e shpëtim në Gjakovë, tregojnë për  pjesët më të prekura nga vërshimet.

“Gjendja në Komunën e  Gjakovës nuk ka qenë e mirë, uji ka depërtua nëpër shtëpi. Uji ka depërtuar në disa familje dhe ato janë larguar. Më të prekurat janë fshati Rugovë e Brekocë. Ekipet janë në teren, janë duke i verifikuar të gjitha rastet”, ka sqaruar Vera Shala-Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Gjakovë.

Sikurse në komunat tjera, edhe në Gjakovë janë ende duke mbledhur të dhëna nga terreni për të dal pastaj me një shumë financiare të dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut.





Shija e redaktorit

Gazetari i RTV Dukagjinit, Dardan Idrizi shpallet fitues i çmimit...

Në ditën e shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), kjo organizatë ka mbajtur një event, në të...

Fotografia familjare e Samitit në Tiranë

Siç e do zakoni, pjesëmarrësit e Samitit në Tiranë për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, kanë realizuar "fotografinë familjare" në ambientet e Hotel Marriott,...

Çfarë do t’i sjellin Kosovës ujditë në samitin e BE-së...

Të martën e 6 dhjetorit, samiti në Tiranë do të jetë i pari midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në territorin e...

Më të lexuarat

BE merr ‘anë’ në raportet mes Kosovës dhe Serbisë

Emrimi i Nenad Rashiq, Ministër për Kthim dhe Komunitete nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ardhur një muaj pas bojkotimit të institucioneve të...

Zotëria i parë i Kosovës për Vuçiqin: Ish-Ministri i “kasapit...

  Zotëria i parë i Kosovës, Prindon Sadriu ka shpërndarë një lajm në rrjetin e tij social Facebook, ku presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq e...

Serbia gjobitet nga FIFA për Kosovën

Federata e Futbollit të Serbisë është gjobitur nga FIFA të mërkurën për deklarata politike të  bëra në kuadër të Kupës së Botës që po...

Të fundit nga rubrika