Vërshimet në Kosovë, Aliu  bën thirrje të shmangen rrugët që kanë prezencë uji

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, u ka bërë thirrje qytetarëve t’u shmangen rrugëve që janë dëmtuar nga vërshimet

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu  ka bërë thirrje të shmangen rrugët që kanë prezencë uji pas vërshimeve të fundit të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa komuna e fshatra të Kosovës.

“Lusim qytetarët për kujdes më të shtuar në orët e ditët në vijim, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, e të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor”, ka thënë ai.

Aliu ka dalë në terren, në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok, ku gjatë ditës së enjte ka pasur shembje të dheut.

Aliu bëri të ditur se kjo rrugë është pastruar nga kompania përgjegjëse e kontraktuar nga ministria.

“Jemi në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok, përkatësisht në fshatin Zubq ku dje ka pasur shembje të dheut, e që sot menjëherë është pastruar. Kompania përgjegjëse e kontraktuar nga MMPHI, ka dalur në terren me ç’rast janë marrë të gjitha masat për zhbllokimin e këtij aksi rrugor, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve”, ka thënë Aliu.

Ndërkaq, gjendja ende nuk është stabilizuar në disa komuna të Kosovës, si Skënderaj, Klina, Mitrovica, ku ende është duke pasur probleme me vërshime.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika