Vërshimet në Kosovë, FSK punoi tërë natën në shërbim të qytetarëve

FSK ka bërë të ditur se ka punuar tërë natën për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës, të cilët janë prekur nga vërshimet

FSK-ja duke i ndihmuar qytetarëve

Mbrëmja e së enjtes ishte shumë e rëndë për disa nga qytetet dhe fshatrat e Kosovës.

Si pasojë e vërshimeve të vazhdueshme të shkaktuara nga shiu, komunat si ajo e Mitrovicës, Klinës, Istogut e Skënderajt, u përballën me përmbytje nga uji.

Shumë qytetarë u evakuuan në zona të sigurta, dhe për fat të mirë me ndihmën edhe të ekipeve emergjente nuk pati viktima në njerëz.

Në një njoftim të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bëhet e ditur se kanë punuar tërë natën për ta menaxhuar situatën dhe për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në zonat e prekura nga vërshimet.

“Forca e Sigurisë së Kosovës me ekipet e saj të Kërkim Shpëtimit në ujëra, pas situatës së rënduar të përmbytjeve në vendin tonë, ka ngritur gatishmërinë  operacionale, duke marrë pjesë në operacionet e shpëtimit të jetëve të qytetarëve në zonat e prekura Skenderaj, Istog, Klinë dhe Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Pasojat materiale deri më tani janë të konsiderueshme, kurse reshjet e shiut kanë vazhduar edhe të premten në disa vende.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika