Vërshimet në Pejë, Nikqi: Nëse ka përgjegjësi penale, do të ketë hetime ndaj personave përgjegjës

Prokuroria e Themelore e Pejës po analizon ngjarjen e dëmeve nga vërshimet dhe nëse ka dyshime për fajtor, do të fillojë hetimet ndaj tyre

Zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikqi, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjinin, bëri të ditur se Prokuoria është duke e analizuar ngjarjen e dëmeve nga vërshimet.

Ai tha se nëse ka dyshime për fajtor, atëherë do të ketë hetime ndaj tyre.

“Eventualisht nëse ka përgjegjësi penale, atëherë do të fillojë zyrtarisht procesi hetimor ndaj personave përgjegjës”, ka thënë Nikiqi.

“Realisht jemi në fazën para hetimore, në këtë fazë kemi dhënë disa autorizime për institucionet të ndryshme këtë rast, edhe për Policinë e Kosovës që të mblodhën informata, të krijohen raportet dhe me pas këto raportet të analizohen nga prokurori i shtetit që eventualisht të verifikohet se a ka elemente të veprës penale nga institucionet përgjegjëse, shkak i vërshimeve që kanë ndodhur, pavarësisht që ka pasur një reshje të madhe të shiut, ne si Prokurori jemi duke shqyrtuar se a ka elemente të veprës penale”, ka deklaruar Nikqi.

Më tej, ai ka treguar se me datën 24 qershor prokurorja kishte dalë në vend të ngjarjes, në lagjet ku pati dëme nga vërshimet.

“Prokuroria shtetit pasi është njoftuar për dy viktimat ka dalë në vendin e ngjarjes, ku njëkohësisht ka parë nga afër të gjithë situatën. Mirëpo, të nesërmen ka dalë së bashku me hetuesit policorë për të bërë një analizë dhe kundërvështrim tjetër nga ana e perspektivës hetuese të shohemi nga afër nga kanë ardhur këto vërshime si pasojë e çkafit”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika