Vërshimet në Pejë – shkaktuan viktima dhe dëme materiale

Gjatë së shtunës ndodhën vërshime në Pejë të cilat shkaktuan viktima e dëme materiale, derisa nga Instituti Hidrometeorologjik u bë e ditur se një gjendje e tillë atmosferike pritet të mbizotërojë edhe këtë të diel

Gjithçka filloi nga shiu i rrëmbyeshëm që e vështirësoi qarkullimin në rrugët e qytetit të Pejës.

Pas vërshimit të këtyre rrugëve, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik, për Radio Dukagjini bëri të ditur se një gjendje e tillë atmosferike pritet të mbizotërojë edhe këtë të diel.

“Kolegia që gjendet në terren ka raportuar që në një interval të shkurtër kohe kemi pasur  sasi të mëdha të reshjeve. Kështu ato reshje kanë rezultuar me vërshime lokale. Reshje kemi pasur dhe në shumë vende të Kosovës. Por intensitet më i vogël. Nesër parashihet mot i ngjashme, ndërsa pas ditës me shkarkime rrufesh”, ka thënë Aliu.

Nuk kaloi shumë kohë derisa u njoftua nga Policia e Kosovës se një fëmijë 5-vjeçar ka ndërruar jetë në lagjen “Asllan Qeshme” në Pejë, për shkak të vërshimeve.

Derisa po raportohej që një grua është zhdukur dhe e njëjta dyshohej se ishte nëna e fëmijës 5-vjeçar të ndjerë, këtë për RTV Dukagjini e konfirmoi nënkryetari i komunës së Pejës, Fatmir Asllani.

Këtë e konfirmoi edhe Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media.

Për këto vërshime mbrëmë ka reaguar kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri, i cili është shprehur i tronditur me ato çka ka ndodhur në Pejë, gjatë mbrëmjes të së shtunës, si pasojë e vërshimeve.

“Jam shumë i tronditur për rastin tragjik që ka ndodhur sonte në Pejë si pasojë e vërshimeve, ku ka pasur edhe humbje jete të çmuara! Kjo është një situatë e rëndë dhe e hidhur për qytetin tonë. Gjatë kësaj kohe të vështirë, shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tim të plotë. Shpresoj të kenë forcë për ta kaluar këtë situatë”, ka shkruar Muhaxheri.

Ai është shprehur se ndihma në kohë të vështira është thelbësore.

“Ekipet tona janë në terren dhe po e vëzhgojnë situatën e shkaktuar nga vërshimet”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika