Vërshimet në Shqipëri, 1100 hektarë tokë e përmbytur në Shkodër

Foto: Top-Channel

Reshjet e shumta të shiut sollën përmbytje në Shkodër, ku ende nën ujë janë 1 mijë e 100 hektar tokë.

Siç raporton Top-channel, niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 6.15 me një rënie prej 40 cm, ndërsa e kundërta ndodh me Liqenin e ( hidrometri ura e Bunes) aty ku niveli është rritur me 5 cm (aktualisht 8.10 m).

Rruga e Obotit ka prezencë uji 55 centimetra, e pandryshuar me orën 18:00 e datës 19.01.2023.  Në rrugën e Obotit po operon  një mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë. Ndërkohë ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Ndërkohë, reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat malore. Akset rrugore në rrethin e Pukës nuk kanë probleme, në Qafë-Mali ka prezencë të borës me trashësi rreth 5 centimetra pa shkaktuar probleme për qarkullimin e mjeteve.

Prej disa ditësh, moti i keq ka mbërthyer edhe Shqipërinë, duke sjellë përmbytje në disa zona. Një ditë më parë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi paralajmëroi shtim reshjesh, vërshime lumenjsh dhe rrëshqitje dherash.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika