Vërshon uji në Pallatin e Drejtësisë pas shpërthimit të një gypi, Gashi: Situata është normalizuar

Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, më saktësisht në vendin ku është e vendosur Gjykata Themelore ka shpërthyer një gyp i ujit dhe si pasojë e kësaj ka pasur rrjedhje uji në këtë objekt.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi ka thënë për Ekonomia Online se kjo ka ndodhë si pasojë e një defekti teknik në sistemin e ujësjellësit.

“Ju njoftojmë se në objektin e Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, ku është e vendosur Gjykata Themelore, ka ndodhur një defekt teknik në sistemin e ujësjellësit, si pasojë e shpërthimit të një gypi të ujit. Defekti është sanuar menjëherë nga ekipi teknik përgjegjës, ndërsa rrjedhja e ujit është ndalur me kohë dhe situata në objekt është normalizuar plotësisht”, ka thënë ajo.

Gashi, ka thënë se lidhur me këtë rast janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin dhe evitimin e pasojave të mundshme.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika