Veseli: FSK ka armatim për mbrotjen e vendit, s’ka qëllim ta sulmojë askënd

Afrim Veseli, ish - koloneli i FSK-së ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës ka armatim për mbrojtjen e vendit por se nuk e ka qëllim që ta sulmojë askënd

Afrim Veseli, ish - kolonel i FSK-së

Afrim Veseli, ish-kolonel i FSK-së, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka armatim për të mbrojtur vendin, por nuk e ka qëllim që të sulmojë askënd.

“FSK-ja ka armatim në kuptimin e mbrojtjes së Kosovës. Kosova nuk e ka ndërmend të sulmojë askënd sepse kurrë nuk e ka sulmuar askënd gjatë historisë. Kosova është e mbrojtur shumë mirë nga NATO-ja, kemi shtim të ushtarëve edhe nga Republika e Turqisë,  edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës…”, ka thënë ish-koloneli i FSK-së.

Veseli ka thënë se të gjitha blerjet e fundit të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë të teknologjisë së fundit.

“Të gjitha blerjet që i ka bërë Forca e Sigurisë, kohëve të fundit, janë të teknologjisë së fundit, duke filluar nga minahedhësit e tutje. E mira e gjithë kësaj është se FSK-ja është duke i bashkërenduar aktivitetet e saj edhe në fushën e … me miqtë strategjikë të FSK-së, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA)”, ka thënë Veseli.

Sipas ish-kolonelit të FSK-së, nuk asnjë dyshim se çdo para e taksapaguesve të Kosovës do të shkojë në destinacionin e duhur.

“Fare nuk ka dyshim se çdo para e taksapaguesve të Kosovës do të shkojë në destinacionin e duhur, pra edhe në blerjen e armëve”, ka thënë tutje ai.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika