Veseli për sulmin terrorist në Banjskë: Komandant i operacionit është Aleksandar Vuçiq

Ish-ushtaraku i FSK-së, Afrim Veseli, ka thënë se armët e përdorura nga terroristët serbë janë të shtetit të Serbisë dhe udhëheqës i operacionit në Banjskë ishte presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe Aleksandar Vulin. Ai tutje ka thënë se ato armë nuk mund të sigurohen në rrugë ilegale, madje as UÇK nuk kishte mundur të blinte nga serbët armë të tilla "të rënda", sepse ato i posedonte vetëm "shteti serb" por jo edhe qytetarët e rëndomtë

Duke folur për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit ndaj Policisë së Kosovës, ish- ushtaraku i FSK-së, Afrim Veseli, në “Five” në RTV Dukagjini ka thënë se lloji i armatimit i përdorur nga terroristët serbë nuk është armatim që posedojnë grupet kriminale, sepse është “armatim i rëndë”.

Ai ka thënë se ato armë mund të bien në duar të grupeve të tilla vetëm nëse shteti dëshiron.

“Granatahedhësit, snajperët, pushko-mitralezët siç kemi parë aty dhe pjesët e municioneve, nuk mund të posedojnë grupet kriminale as në Serbi, as në Kosovë e as diku tjetër”.

“Ato janë pajisje ushtarake… komandant i krejt këtij operacioni është presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe Aleksander Vulini. Republika e Serbisë e ka bërë këtë”, ka thënë Veseli.

Ai tutje ka thënë se ky lloj armatimi nuk posedohet në rrugë ilegale. “Nuk blehet raketahedhësi”.

Ai ka vazhduar tutje duke thënë se në luftën për çlirim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) janë blerë armë edhe prej serbëve.

“Ne në luftën për çlirim kemi ble armë edhe prej serbëve, por diçka të tillë, të kalibrit të madh, nuk kemi arrit me i marrë prej tyre”.

“Këto vetëm shtet nëse don t’i jep, atëherë ti mundesh me i posedu. Njerëzit e thjeshtë nuk mund t’i kenë as edhe një mafi shumë e organizuar si p.sh., e llojit të Cosa Nostra, nuk mund t’i posedojnë. Këto[armët në Banjskë] janë të Republikës së Serbisë”, ka thënë Veseli në Five në RTV Dukagjini.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika