Veseli: Rritja e buxhetit për FSK-në, hap i mirë për anëtarësim në NATO

Koloneli në pension, Afrim Veseli, ka thënë se shtimi i buxhetit për FSK-në e afron anëtarësimin në NATO.

Ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim për ndarjen e 40 milionë eurove për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Me këtë ndarje buxhetore për mbrojtjen e ka kaluar shumën e 200 milionë eurove apo mbi 2 për qind të bruto produktit vendor.

I ftuar në emisionin “Five” të RTV Dukagjinit  për të diskutuar rreth kësaj çështjeje ishte koloneli në pension, Afrim Veseli, i cili tha se ky vendim është lajm tejet pozitiv për FSK-në dhe për vendin.

Sipas tij, nëse vazhdohet me këtë trend mund të zvogëlohet plani tranzitor për FSK-në.

“Lajm i mrekullueshëm për fundvit, për FSK-në, për popullin, rritja e përqindjes mbi 2% është e shkëlqyeshme për mundësitë buxhetore që i ka vendi. Uroj që të vazhdohet të mos e shikoj përqindjen, jemi në fillim të formimit adekuat të ushtrisë, të zvogëlohet plani tranzitor për 10 vite, të shkurtohet sa më shumë”, tha ai.

Ai tha se Kosova duhet të punojë më shumë politikisht në mënyrë që të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe.

“Standardi i NATO-së është 2% i GDP-së i një shteti, ne jemi në fillim nëse ka mundësi buxhetore shteti mund ta rrisë. Kjo e përafron Kosovën në kriteret për anëtarësim në NATO, duhet të punohet politikisht më shumë që Kosova ta nënshkruajë partneritetin për paqe, kjo e përafron te dyert e anëtarësimin në NATO”, tha ai.

Veseli u shpreh se shtimi i buxhetit për FSK-në do të shërbejë në blerje të armatimit për ta mbrojtur territorin e vendit dhe jo për ta sulmuar ndonjë vend.

“Shpresoj që në planifikimet e FSK-së, pjesa dërrmuese e mjeteve do të shkojnë në blerje të armatimit, këto armë blihen për mbrojtjen e territorit, shtetit. Në aspektin politik askush nuk duhet të frikësohet për blerjen e armëve, sepse Kosova i blen nga NATO, nga partnerët e saj dhe vlen për mbrojtjen e territorit dhe jo për agresion që bëjnë disa shtete, sidomos fqinji verior”, tha ai.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika