Veseli: Shteti nuk mund të vendos policë çdo vend dhe t’i ndalë vrasjet 

Ish-ushtari i FSK-së, Afrim Veseli, dhe ish-nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina, kanë komentuar rreth vrasjes së një gruaje në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj. Veseli ka theksuar se shteti ka raste kur neglizhon raste të tilla dhe se nuk mund të vendos policë kudo për të ndaluar vrasjet 100%. Nga ana tjetër, Morina ka argumentuar se institucionet duhet të marrin masa paraprake dhe, jo vetëm pasi një akt vrasjes është kryer

Ish-ushtaraku i FSK-së, Afrim Veseli, ka komentuar vrasjen e një gruaje nga ish-bashkëshorti i saj në Qendrën për Punë Sociale, Ferizaj.

Veseli ka thënë se ka raste kur shteti neglizhon raste të tilla, por, nuk mund të vendos policë çdo vend t’i ndal vrasjet 100 për qind.

“Ka raste kur shteti neglizhon, sikurse një rast që e kemi pasur ma herët, gruaja që u vra në QKUK. Ndoshta të dy palët edhe gjinia femërore edhe ajo mashkullore i kanë disa probleme të cilat që mund të kenë nevojë të trajtohen më shumë nga psikologët nga Qendrat e Punës Sociale. Të shohim se çfarë është ka ndodhur. Ndoshta është edhe kjo çështje  tranzicionit dhe të shoqërisë dhe të familjes sonë. Edhe po vinë deri të këto problemet e mëdha edhe me fatalitet.

Shteti duhet ta kryej punën e vet. Por nuk mundet çdo vend që vendos policisë dhe t’i ndal vrasje 10 për qind. Është e pamundur”, ka thënë Veseli, në “FIVE” të Dukagjinit.

Gjithashtu, në “FIVE” ka folur edhe ish-nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina, i cili ka thënë se institucionet kompetente duhet të marrin masa preventive dhe jo vetëm pas aktit.

“Mendoj çka të ndodhë institucionet shtetërore duhet të veprojnë menjëherë. Intervenimi nuk duhet të jetë vetëm kur kryhet vepra. Kur kryhet vrasja, plagosja, por paraprakisht kur ndodhin ngatërresa, lëndimet trupore, duhet të përcillen këta persona. Në Qendrën pr Punë Sociale duhet ta ketë një leje për të hyrë, duhet me leju dikush ty me hy, aty ka rregull, është shtëpi sociale, ku janë të vendosura femrat. Preventivat janë të rëndësishme… Unë mendoj se institucionet përkatëse duhet ta kryejnë punën e vet konform ligjeve”, ka thënë Morina.

Në lidhje me këtë rast, ka folur edhe ish-drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vehbi Mujku.

Mujku përmes një lidhje direkte në “FIVE” ka thënë se Qendra për Punë Sociale është vendi ku bashkëshortët shfryjnë mllefin e tyre, pasi nuk mund të pajtohen me faktin se “nuk kanë mundësi ta shohin fëmijën sa herë dëshirojnë”.

“Kjo çka po ndodh në Qendra për Punë Sociale, është diçka e pritur. E kam përmendë edhe shumë herë tjera se QPS-ja është një institucion ku është mundësi më e mirë të ndodhin këto raste. Pse? Pikërisht për shkak se QPS i vuan pasojat e vendimeve të gjykatave, vendimeve që ose nuk janë të precizuara saktë, ose lënë të kuptohet pak më ndryshe nga vetë palët.

Bashkëshortët nuk pajtohen me faktin se fëmija e tyre më nuk më në birësim. Nuk kanë mundësi më ta shohin sa herë dëshirojnë, pasi në shumicën e rasteve këto takime lihen një herë apo dy javë herë në javë nga një orë, në Qendrën për Punë Sociale. Dhe gjithë ai mllef është të shfryjnë pikërisht në QPS, një institucion i cili jashtëzakonisht i pambrojtur, i pavlerësuar. Një institucion i cili përballet çdo ditë me rreziqe të ndryshme, prandaj kjo që ka ndodhë sot e që mund të ndodhin edhe në raste në të ardhmen është një sinjal ose alarm për të gjithë institucionet prej Ministrisë së Drejtësi, prej Komunave që të punojnë me QPS që të parandalohen këto raste”, ka thënë Mujku.

I dyshuari – tashmë i arrestuar – është ish-bashkëshorti i 21-vjeçares që mbeti e vrarë. I dyshuari ka plagosur edhe vëllain e viktimës.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika